Ankesat e VV për votat e LDK me postë, Muharremi: VV ka dyfish më shumë vota në konsullata sesa në Kosovë

Statisticieni Shenoll Muharremi, ka vënë në theks disbalancin e votave për Lëvizjen Vetëvendosje në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, rezultati i të cilit, tha ai, është dyfish më i lartë sesa nga votat në Kosovë. Muharremi ka theksuar se diskrepanca mes përqindjes së votave të LDK-së në Kosovë dhe atyre me postë është vetëm 47.2%, ndërsa

Mars 8, 2025 - 23:00
 0  5
Ankesat e VV për votat e LDK me postë, Muharremi: VV ka dyfish më shumë vota në konsullata sesa në Kosovë
ankesat-e-vv-per-votat-e-ldk-me-poste,-muharremi:-vv-ka-dyfish-me-shume-vota-ne-konsullata-sesa-ne-kosove

ankesat-e-vv-per-votat-e-ldk-me-poste,-muharremi:-vv-ka-dyfish-me-shume-vota-ne-konsullata-sesa-ne-kosove

Statisticieni Shenoll Muharremi, ka vënë në theks disbalancin e votave për Lëvizjen Vetëvendosje në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, rezultati i të cilit, tha ai, është dyfish më i lartë sesa nga votat në Kosovë.

Muharremi ka theksuar se diskrepanca mes përqindjes së votave të LDK-së në Kosovë dhe atyre me postë është vetëm 47.2%, ndërsa ajo mes votave të VV-së në Kosovë dhe në konsullata arrin në 97.7%.

Postimi i plotë:

Tkurrja e LVV në Diasporë dhe Kontradiktat me LDK

Kjo është performanca e LVV-së në vitin 2025 krahasuar me vitin 2021. E kemi rastin në Kosovë (rezultatet e përgjithshme) dhe pjesën në diasporë!

Këtë pjesën e diasporës LVV ka një tkurrje apo rënie më të theksuar sesa në nivel të përgjithshëm nga 50.2% në 42.3%.

Votat e partisë në diasporë kanë një rënie nga 78.73% në 57.31% (-21.43%). Këtë pjesë me gjasë LVV nuk po e pranon.

LVV ka fituar 80.71% në votimet në përfaqësitë diplomatike, dy fish më shumë sesa në Kosovë 40.9% (97.7% më shumë në ambasada). Për këtë nuk po ankohet. Dallimi me pikë përqindje 39.81.

Por për faktin që në votat me postë LDK ka fituar 47.2% më shumë krahasuar me zgjedhjet në Kosovë. LDK në Kosovë 17.64%, ndërsa në diasporë 25.29%. Dallimi me pikë përqindje 8.33.

Diskrepanca e LVV-së Kosovë – Ambasada/Konsullata është 97.7%

Diskrepanca e LDK-së Kosovë – Vota me Postë është 47.2