Blerim Isufaj nuk tregon se si ndahen lëndët në Prokurorisë Speciale
Zëvëndëskryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Valdet Gashi, në mbledhjen e Këshillit Prokurorial (KPK), kishte thënë se lëndët në këtë Prokurori nuk ndahen me SMIL (Sistemi për Menaximin Informativ të Lëndëve). Por kjo me pas u mohua nga PSRK dhe vetë Këshilli, duke mos sqaruar këtë situatë. “Betimi për Drejtësi”, ka tentuar


Zëvëndëskryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Valdet Gashi, në mbledhjen e Këshillit Prokurorial (KPK), kishte thënë se lëndët në këtë Prokurori nuk ndahen me SMIL (Sistemi për Menaximin Informativ të Lëndëve). Por kjo me pas u mohua nga PSRK dhe vetë Këshilli, duke mos sqaruar këtë situatë.
“Betimi për Drejtësi”, ka tentuar të marrë një përgjigje dhe nga i pari i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj. Por, kryeprokurori nuk i është përgjigjur as thirrjeve telefonike dhe as kërkesës se dërguar me email.
Se lëndët ndahen apo jo me SMIL, të vështirë për të konfirmuar një gjë të tillë e kanë edhe disa prokurorë që Betimi për Drejtësi ka pyetur.
Habibe Salihu, prokurore speciale refuzon të përgjigjet kur pyetet se a i pranon lëndët përmes sistemit SMIL apo ndarja ju bëhet fizikisht.
“Nuk është kjo çështje që unë duhet me të dhanë përgjigje mundesh me iu drejtu i këna organet kompetente që mujnë me dhanë, i drejtohet zëdhënësi atje dhe e merrni përgjigjën”, ka thënë ajo.
Deshta shkurt me iu pyet qysh iu ndahen lëndët në PSRK, iu ndahen përmes SMIL-it, apo i ndanë Kryeprokurori?
“A mundeni ju lutëm më e-mail këtë pyetje me e bë, të zëdhënësi, a ka mundësi”, ka thënë në anën tjetër prokurori Naim Abazi.
“Betimi për Drejtësi, ia ka dërguar pyetje edhe përmes e-mailit prokurorit Abazi por nuk ka marrë përgjigje.
Viona Bunjaku nga Lëvizja FOL, thotë se mos sqarimi i mjaftueshëm për këtë situatë tregon së KPK nuk e do transparencën.
“Ashtu siç e kemi cekur edhe më herët, që Këshilli Prokurorial është duke bërë disa përpjekje të vogla për rritjen e transparencës, mirëpo me këto përgjigje dhe me këto arsyetime, të cilat vazhdimisht po i dëgjojmë, na bën të dyshojmë që Këshilli Prokurorial me të vërtetë nuk e do transparencën në publik dhe nuk e do llogaridhënien ndaj publikut”, ka thënë ajo.
Sipas saj, Këshilli do duhet të tregonte se cilat janë problemet teknike që PSRK po has me sistemin.
“Normalisht që Këshilli Prokurorial do duhej që të tregonte se cilat janë ato probleme teknike për të cilat kemi rezerva, pasi që siç e përmenda, këto rregullore janë miratuar që që tre-katër vite dhe nuk do të mund të ekzistonte më problemi i çështjes teknike, pasi që çështjet teknike mund të ndodhin që një javë të funksionojnë dhe një ditë të mos funksionojë sistemi dhe të rregullohet menjëherë”, ka thënë tutje Bunjaku. /Betimi per Drejtesi/