‘Bomba’ e janarit: Ylli i Milanit transferohet tek rivalët e përjetshëm
Merkato e Milan-it mund të ketë surpriza të mëdha në janar me trajnerin Paulo Fonseca që është gati të ndryshojë gjithçka. Portugezi duket se ka ndërmend të largojë në janar qendërmbrojtësin Fikayo Tomori, i cili ka humbur vendin e titullarit dhe ka pasur një rënie të dukshme të rendimentit në krahasim me të kaluarën. Lojtari […]
Merkato e Milan-it mund të ketë surpriza të mëdha në janar me trajnerin Paulo Fonseca që është gati të ndryshojë gjithçka.
Portugezi duket se ka ndërmend të largojë në janar qendërmbrojtësin Fikayo Tomori, i cili ka humbur vendin e titullarit dhe ka pasur një rënie të dukshme të rendimentit në krahasim me të kaluarën.
Lojtari nuk është aspak i kënaqur me ecurinë e këtij sezoni dhe mund të largohet në janar.
E ardhmja e anglezit mund të jetë larg Milan-it, por jo larg Serisë A.
Në fakt, Napoli dhe Juventus janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe Tomori mund të jetë mundësi e artë.
Kontrata e lojtarit anglez me kuqezinjtë skadon në vitin 2027 dhe Milan-i do të ishte i gatshëm ta shiste për rreth 20 milionë euro.