Nuk është e vërtetë se Vasko Kovaçevski ka hequr dorë nga shtetësia maqedonase

Pasi kryeministri Hristijan Mickoski konfirmoi se Kovaçevski nuk ishte arrestuar, gjegjësisht se nuk ishte në dispozicion të organeve të rendit, disa media raportuan se ai kishte ikur në Serbi dhe kishte hequr dorë nga shtetësia maqedonase. Lajmi se Kovaçevski ka hequr dorë nga shtetësia maqedonase u përgënjeshtrua shpejt nga ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, shkruan […]

dhjetor 16, 2024 - 13:01
 0  4
Nuk është e vërtetë se Vasko Kovaçevski ka hequr dorë nga shtetësia maqedonase
Vasko Kovaçevski, foto: Qeveria e RMV-së

Pasi kryeministri Hristijan Mickoski konfirmoi se Kovaçevski nuk ishte arrestuar, gjegjësisht se nuk ishte në dispozicion të organeve të rendit, disa media raportuan se ai kishte ikur në Serbi dhe kishte hequr dorë nga shtetësia maqedonase. Lajmi se Kovaçevski ka hequr dorë nga shtetësia maqedonase u përgënjeshtrua shpejt nga ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, shkruan Vërtetmatësi.

Po analizojmë një postim në Facebook ku pretendohet se ish-drejtori i ESM-së, Vasko Kovaçevski, i dyshuar në rastin e njohur si “Additive”, ka hequr dorë nga shtetësia maqedonase.

Kovaçevski hoqi dorë nga shtetësia maqedonase. Epo, sigurisht… Shtetësia maqedonase është e përshtatshme për vjedhje në Maqedoni, por jo për arratisje nëpër Evropë, thuhet në njoftim.

Kur më 10 dhjetor dolën informacionet fillestare dhe jozyrtare për një aksion të koordinuar të Prokurorisë dhe policisë, disa media raportuan gabimisht se ishte arrestuar ish-drejtori i ESM-së, Vasko Kovaçevski, për të cilin Vërtetmatës tashmë kishte shkruar.

Por spekulimet dhe dezinformatat nuk u ndalën me kaq. Pasi kryeministri Hristijan Mickoski konfirmoi se Kovaçevski nuk ishte arrestuar, gjegjësisht se nuk ishte në dispozicion të organeve të rendit, disa media raportuan se ai kishte ikur në Serbi dhe kishte hequr dorë nga shtetësia maqedonase (këtukëtukëtukëtu).

Lajmi se Kovaçevski ka hequr dorë nga shtetësia maqedonase është përgënjeshtruar me shpejtësi nga ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski. 

Personi i treguar është në regjistrin e shtetasve të Maqedonisë dhe është shtetas i Maqedonisë. Sipas informacioneve që kam, ai nuk ka kërkuar lirim. “Unë nuk do të doja të spekuloja për vendndodhjen e tij dhe do t’i lë në dorë agjencive të zbatimit të ligjit që ta trajtojnë atë,” tha Toshkovski. 

Deklarata e Toshkovskit mund të dëgjohet edhe në videon në YouTube (nga ora 0:28 deri në 0:57 minuta).

Nga të gjitha faktet më sipër, mund të konstatojmë se nuk është e vërtetë se Kovaçevski ka hequr dorë nga shtetësia maqedonase dhe konfirmimin për këtë ka ardhur edhe nga ministri i Brendshëm. Prandaj, vlerësojmë se njoftimi që po analizojmë është i pasaktë.