“Kosova, shtet i xhudos , trajnohet FSK-ja (VIDEO)
Në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”, në Qendrën Nacionale të Xhudos në qytetin e Pejës, është organizuar trajnimi për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në fushën e xhudos, me fokus në avancimin e teknikave të xhudos dhe vetëmbrojtjes. Federata e xhudos njofton se ky program përfaqëson një hap të rëndësishëm


Në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”, në Qendrën Nacionale të Xhudos në qytetin e Pejës, është organizuar trajnimi për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në fushën e xhudos, me fokus në avancimin e teknikave të xhudos dhe vetëmbrojtjes.
Federata e xhudos njofton se ky program përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve të FSK-së, duke u bazuar në njohuritë dhe aftësitë e fituara përmes sportit të xhudos.
Aktiviteti organizohet në bashkëpunim të Federates së Xhudos të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës.