‘Bomba’ e merkatos: Milan transferon yllin e Interit

Një emër i ri pritet ti shtohet listës së lojtarëve që kanë veshur fanellën e dy klubeve të Milanos gjatë karrierës së tyre. Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por këto dy ekipe sfidohen shpeshherë edhe në merkato. Hakan Calhanoglu bëri […]

Korrik 13, 2025 - 12:00
 0  0
‘Bomba’ e merkatos: Milan transferon yllin e Interit

Një emër i ri pritet ti shtohet listës së lojtarëve që kanë veshur fanellën e dy klubeve të Milanos gjatë karrierës së tyre.

Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por këto dy ekipe sfidohen shpeshherë edhe në merkato.

Hakan Calhanoglu bëri bujë të madhe në verën e vitit 2021 kur vendosi që nga Milani të kaloj në rradhët e Interit dhe tani Rosonerët mund t’i hakmirren zikaltërve.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milani po mendon për transferimin e Francesco Acerbit.

Acerbi nuk bën pjesë në planet e Chivu dhe zikaltërit pritet ta prishin kontratën duke paguar 500 mijë euro.

37-vjeçari do të jetë futbollist i lirë dhe Allegri e sheh si opsion shtesë për repartin e mbrojtjes.