Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka përkujtuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, në 30-vjetorin e masakrës që tronditi Ballkanin dhe gjithë botën. “Srebrenica mbetet një plagë e thellë në historinë europiane,” shkroi Kos në një deklaratë publike, duke shtuar se ndihej “e prekur dhe e nderuar” që mori pjesë në ceremoninë përkujtimore […]

Korrik 11, 2025 - 21:30
 0  5
Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka përkujtuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, në 30-vjetorin e masakrës që tronditi Ballkanin dhe gjithë botën.

“Srebrenica mbetet një plagë e thellë në historinë europiane,” shkroi Kos në një deklaratë publike, duke shtuar se ndihej “e prekur dhe e nderuar” që mori pjesë në ceremoninë përkujtimore për të nderuar viktimat dhe për të ndarë dhimbjen me familjarët e tyre.

“Të mbrojmë gjithmonë të drejtat që atyre iu mohuan, është mënyra më e mirë për të nderuar kujtimin e tyre”, theksoi zyrtarja e lartë e BE-së.

Masakra e Srebrenicës, e njohur gjerësisht si gjenocidi më i rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, ndodhi në korrik të vitit 1995, kur forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë boshnjakë.