Zbulohet prapaskena: Allegri kërkoi të mbante Theon, por Milani kishte mbyllur gjithçka

Massimiliano Allegri, trajneri i ri i Milanit, kishte në mendje një projekt për të rikthyer në formë disa nga lojtarët kyç pas një sezoni zhgënjyes. Një prej tyre ishte Theo Hernandez, por sipas burimeve pranë klubit, gjithçka kishte përfunduar para se ai të vinte. Largimi i Theos drejt Arabisë Saudite u konfirmua zyrtarisht dje, pasi […]

Korrik 12, 2025 - 21:30
 0  3
Zbulohet prapaskena: Allegri kërkoi të mbante Theon, por Milani kishte mbyllur gjithçka

Massimiliano Allegri, trajneri i ri i Milanit, kishte në mendje një projekt për të rikthyer në formë disa nga lojtarët kyç pas një sezoni zhgënjyes. Një prej tyre ishte Theo Hernandez, por sipas burimeve pranë klubit, gjithçka kishte përfunduar para se ai të vinte.

Largimi i Theos drejt Arabisë Saudite u konfirmua zyrtarisht dje, pasi Al-Hilal ofroi 25 milionë euro për kartonin dhe rreth 20 milionë euro në sezon për lojtarin. Me një ofertë të tillë, Milani dhe vetë lojtari nuk mund të refuzonin.

Gazetarja e njohur italiane Monica Colombo, në një intervistë për MilanNews, zbuloi prapaskenat që i paraprinë këtij transferimi. Sipas saj, Allegri do të kishte preferuar ta mbante Theon dhe të punonte me të në mënyrë të ngjashme siç po bën me Rafael Leaon, por ishte tepër vonë, transmeton ORAinfo.

“Mendoj se Allegri do të donte të bënte të njëjtën gjë [si me Leaon] me Theon nëse do t’i jepej mundësia, por kur ai mbërriti në Milan, disa vendime ishin marrë tashmë,” tha Colombo.

Ajo shton se sjellja e francezit gjatë sezonit të kaluar, bashkë me luhatjet në formë, e bindi klubin të përgatitej për ndarjen. Largimi i Reijnders dhe vendimi për shitjen e Theos ishin sinjal i qartë për një verë të nxehtë te kuqezinjtë.

Tashmë Allegri duhet të ndërtojë një mbrojtje të re pa një nga figurat më të spikatura të viteve të fundit. Milani nis një epokë të re, ku vendimet ekonomike dhe rindërtimi i skuadrës ecin përpara emrave të mëdhenj. /ORAinfo/