Briteot japin sinjalin e parë post-finale
Të gjithë po pyesnin veten se ku u zhduk Mateo pas finales së madhe të të shtunës, ku ai u rendit i treti në garën e ashpër të Big Brother VIP Albania. Pas ditësh heshtjeje totale që shqetësoi jo pak ndjekësit e tij më të zjarrtë, ish-banori më në fund është rishfaqur për të sqaruar […] The post Briteot japin sinjalin e parë post-finale appeared first on InfoShqip.com.
Të gjithë po pyesnin veten se ku u zhduk Mateo pas finales së madhe të të shtunës, ku ai u rendit i treti në garën e ashpër të Big Brother VIP Albania. Pas ditësh heshtjeje totale që shqetësoi jo pak ndjekësit e tij më të zjarrtë, ish-banori më në fund është rishfaqur për të sqaruar gjithçka, dhe e ka bërë këtë në stilin e tij drejtpërdrejt nga makina.
Mateo e pranoi hapur se mungesa e tij në rrjetet sociale nuk ishte ndonjë strategji e fshehtë apo tërheqje nga vëmendja. Ai zbuloi se kishte pasur probleme teknike me telefonin e tij sapo doli nga shtëpia, por mbi të gjitha, kishte një nevojë absolute për të pushuar dhe për të kaluar kohë me familjen e tij pas izolimit të gjatë. Ai madje theksoi se ende nuk ka arritur të shohë as pesë përqind të asaj që publiku ka bërë për të jashtë mureve të shtëpisë më të famshme.
Mateo nuk e fshehu faktin që, ashtu si çdo finalist, e donte çmimin e madh. Megjithatë, dashuria dhe mbështetja e jashtëzakonshme që po merr tani nga njerëzit e ka bërë të kuptojë se ky vlerësim vlen njëqind herë më shumë se çeku prej njëqind mijë eurove.
Ai falënderoi thellësisht fansat për çdo votë, koment, dron dhe parashutë që i dërguan gjatë rrugëtimit të tij. Në mbyllje të mesazhit të tij, ai përshëndeti me shumë dashuri të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, nga Kosova e Maqedonia deri në diasporën e largët në Amerikë, Kanada e Australi, duke paralajmëruar se do të rikthehet shumë shpejt pranë publikut të tij.
Në këtë postim të parë, nuk mungoi një zemër koment nga Brikena që pati replikë një “LY (Love you) nga Mateo. /Prive By Liberta Spahiu
The post Briteot japin sinjalin e parë post-finale appeared first on InfoShqip.com.