Bujar Osmani: Po problematizohet edhe mënyra si flitet maqedonishtja

Nënkryetari i parë i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar ashpër ndaj, siç thotë ai, rritjes së presionit institucional mbi përdorimin e gjuhëve në vend. Osmani theksoi se çështja nuk kufizohet The post Bujar Osmani: Po problematizohet edhe mënyra si flitet maqedonishtja appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 24, 2026 - 19:30
Bujar Osmani: Po problematizohet edhe mënyra si flitet maqedonishtja

Nënkryetari i parë i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar ashpër ndaj, siç thotë ai, rritjes së presionit institucional mbi përdorimin e gjuhëve në vend.

Osmani theksoi se çështja nuk kufizohet më vetëm te gjuha shqipe, por ka kaluar edhe në nivelin e mënyrës së të folurit të maqedonishtes.

“Jo vetëm që gjuha shqipe po problematizohet, por tani edhe kur maqedonishtja flitet me theks apo jo ‘perfekt’, si në rastin e gazetarit Nevri Ademi, shkakton reagim nga qeveria,” deklaroi Osmani.

Ai e cilësoi këtë situatë si të papranueshme dhe jashtë çdo standardi demokratik.

“Kjo ka kaluar çdo kufi,” shtoi ai.

Sipas Osmanit, këto zhvillime tregojnë një tendencë shqetësuese të ndërhyrjes në lirinë e shprehjes dhe në të drejtat gjuhësore në vend. Gazeta Flaka

The post Bujar Osmani: Po problematizohet edhe mënyra si flitet maqedonishtja appeared first on Flaka, në çdo lajm... .