Bujar Osmani: VMRO-DPMNE po e minon integrimin në BE – tre arsyet kryesore
Ish-ministri i Jashtëm dhe nënkryetari i parë i BDI-së, Bujar Osmani, ka akuzuar VMRO-DPMNE se po e minon procesin e integrimit të vendit në Bashkimi Evropian, duke renditur tre arsye The post Bujar Osmani: VMRO-DPMNE po e minon integrimin në BE – tre arsyet kryesore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Ish-ministri i Jashtëm dhe nënkryetari i parë i BDI-së, Bujar Osmani, ka akuzuar VMRO-DPMNE se po e minon procesin e integrimit të vendit në Bashkimi Evropian, duke renditur tre arsye kryesore që, sipas tij, e mbajnë këtë kurs të qëndrueshëm.
“Janë tre arsye që veprojnë njëkohësisht dhe e bëjnë këtë kurs të qëndrueshëm,” deklaroi Osmani.
Sipas tij, arsyeja e parë lidhet me ndikimin e jashtëm.
“Kjo qeveri është ndërtuar me mbështetje nga një elitë politike evropiane skeptike ndaj BE-së, e njohur si kanal i ndikimit rus brenda Unionit. Kjo mbështetje nuk synon përshpejtim të integrimit, por zbehje dhe relativizim të tij në Ballkan,” theksoi ai.
Si faktor të dytë, Osmani përmendi mungesën e një kundërpeshe të brendshme politike.
“Faktori shqiptar ka qenë historikisht garancia e orientimit euro-atlantik. Sot, me një përfaqësim të kapur dhe pa peshë si VLEN, kjo kundërpeshë mungon. Për herë të parë, nuk ka rezistencë reale ndaj këtij kursi,” u shpreh Osmani.
Ndërkohë, arsyeja e tretë lidhet me sjelljen e elektoratit.
“Rreth 150 mijë qytetarë kanë marrë pasaporta bullgare dhe i gëzojnë të drejtat e BE-së individualisht. Ata kanë përfitimet, pa pasur interes për kostot e reformave. Kur elektorati e ka marrë ‘karrotën’, nuk kërkon ‘shkopin’,” deklaroi ai.
Në përfundim, Osmani vlerësoi se situata aktuale nuk është e rastësishme.
“Në këtë kombinim – shtytje nga jashtë, boshllëk nga brenda dhe mungesë presioni nga poshtë – bllokimi i integrimit nuk është aksident. Është rezultat i një ekuilibri të ri politik,” përfundoi ai. Gazeta Flaka
The post Bujar Osmani: VMRO-DPMNE po e minon integrimin në BE – tre arsyet kryesore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .