Shoqata për Kulturë dhe Solidaritet – Gostivari, organizoi iftar me përfaqësues të jetës publike
Shoqata e Kulturës dhe Solidaritetit – Gostivari organizoi një iftar në Gostivar, ku morën pjesë përfaqësues të jetës fetare, kulturore dhe politike, si dhe esnafë të qytetit. Në këtë aktivitet The post Shoqata për Kulturë dhe Solidaritet – Gostivari, organizoi iftar me përfaqësues të jetës publike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Shoqata e Kulturës dhe Solidaritetit – Gostivari organizoi një iftar në Gostivar, ku morën pjesë përfaqësues të jetës fetare, kulturore dhe politike, si dhe esnafë të qytetit.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe përfaqësues të pushtetit lokal, deputetët e zonës Talat Xhaferi Halil Snopçe dhe Sali Murat, si dhe Valdet Xhaferi, përfaqësues të partive turke në vend dhe personalitete të tjera nga jeta shoqërore dhe publike.
Iftari u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunimi, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit, bashkëjetesës dhe lidhjeve ndërmjet komuniteteve në qytetin e Gostivarit. Organizatorët theksuan se aktivitete të tilla synojnë të forcojnë komunikimin dhe bashkëpunimin mes institucioneve, komunitetit dhe qytetarëve gjatë muajit të Ramazanit. Gazeta Flaka
The post Shoqata për Kulturë dhe Solidaritet – Gostivari, organizoi iftar me përfaqësues të jetës publike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .