Burg për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë, Prokuroria shpall pretencën për dhunën në Oborrin Mbretëror

Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Princin Leka Zogu II, për incidentin e ndodhur pak muaj më parë në Oborrin Mbretëror. Në pretencën e dhënë, Prokuroria kërkon 6 muaj heqje lirie për ish-bashkëshorten e Princit, Elia Zaharinë dhe për babanë e saj, Gjergj Zaharinë, raporton Topchanel. Megjithatë, nëse […]

Nëntor 14, 2024 - 01:00
 0  6
Burg për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë, Prokuroria shpall pretencën për dhunën në Oborrin Mbretëror

Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Princin Leka Zogu II, për incidentin e ndodhur pak muaj më parë në Oborrin Mbretëror.

Në pretencën e dhënë, Prokuroria kërkon 6 muaj heqje lirie për ish-bashkëshorten e Princit, Elia Zaharinë dhe për babanë e saj, Gjergj Zaharinë, raporton Topchanel.

Megjithatë, nëse tre të akuzuarit shpallen fajtorë, organi i akuzës kërkon që dënimi t’u konvertohet në shërbim prove. Seanca në gjykatë është caktuar në 13 dhjetor.