Burim Vatovci: Vetë kam hyrë, por vetë nuk do të dalë
Edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, i është bashkuar edhe Burim Vatovci. Ai e nisi vrullshëm rrugëtimin e tij, duke bërë madje një deklaratë të bujshme, kur iu bashkua banorëve brenda në shtëpi. Në diskutim e sipër me konkurrentët e tij në këtë spektakël, Vatovci u tha atyre mbrëmë se nuk do të […]
Edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, i është bashkuar edhe Burim Vatovci.
Ai e nisi vrullshëm rrugëtimin e tij, duke bërë madje një deklaratë të bujshme, kur iu bashkua banorëve brenda në shtëpi.
Në diskutim e sipër me konkurrentët e tij në këtë spektakël, Vatovci u tha atyre mbrëmë se nuk do të dilte i vetëm nga shtëpia.
“Kam ardhur për një gjë, po ja u them të gjithë banorëve, vetë kam hyrë por vetë nuk do të dalë”, deklaroi ai gjatë prime-it të së premtes.
Burimi është përndryshe një personazh i spikatur dhe e nisi këtë rrugëtimin nën peshën emocioneve të mëdha, duke kujtuar babanë e ndjerë, Agim Vatovcin, përpara se të niste garën.