Buzhala e paditë për shpifje ministrin Sveçla
Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar se avokati i tij ka dorëzuar sot padi për shpifje ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ministri Sveçla ka deklaruar para pak ditësh se gazetari Buzhala posedon prona në veri të vendit. “Sipas premtimit të dhënë në fillim të kësaj jave, avokati i im Besnik R. Berisha sot
Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar se avokati i tij ka dorëzuar sot padi për shpifje ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ministri Sveçla ka deklaruar para pak ditësh se gazetari Buzhala posedon prona në veri të vendit.
“Sipas premtimit të dhënë në fillim të kësaj jave, avokati i im Besnik R. Berisha sot e ka dorëzu padinë, sipas kërkesës sime, ndaj ministrit të punëve të brendshme Xhelal Sveqla, i cili ka shpife kundër meje, se unë kam prona në veri të vendit, bashkë me Zvonko Veselinoviëin.”, ka shkruar Buzhala në Facebook.
Buzhala ka thënë se nuk ka prona në veri dhe se e vetmja pronë e tij është në Veternik të Prishtinës.
“Unë nuk kam prona në veri të vendit, as bashkë me Zvonkon, e as pa Zvonkon. Në Republikën e Kosovës, të vetmen pronë në emën temin e kam pronën ku e kam shtëpinë në Veternik, kurse kam prona në bashkesi familjare në Cabiq.”, ka shkruar ai.