Centrali me gaz 500 milionë eurosh, Visar Azemi jep detaje rreth projektit – tregon ku do të ndërtohet

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Visar Azemi, ka thënë detaje lidhur me planin e LDK’së për zhvillimin e infrastrukturës dhe sektorit të energjisë, që e prezantuan mbrëmë. Azemi ka thënë se nga projektet më të rëndësishme është ndërtimi i Centralit të ri me gaz. Azemi ka deklaruar se ky central

dhjetor 11, 2024 - 11:00
 0  7
Centrali me gaz 500 milionë eurosh, Visar Azemi jep detaje rreth projektit – tregon ku do të ndërtohet
centrali-me-gaz-500-milione-eurosh,-visar-azemi-jep-detaje-rreth-projektit-–-tregon-ku-do-te-ndertohet

centrali-me-gaz-500-milione-eurosh,-visar-azemi-jep-detaje-rreth-projektit-–-tregon-ku-do-te-ndertohet

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Visar Azemi, ka thënë detaje lidhur me planin e LDK’së për zhvillimin e infrastrukturës dhe sektorit të energjisë, që e prezantuan mbrëmë.

Azemi ka thënë se nga projektet më të rëndësishme është ndërtimi i Centralit të ri me gaz. Azemi ka deklaruar se ky central do të ndërtohet në Ferizaj dhe do të ketë kapacitet prej 500 MW, që do të mundësojë furnizimin me energji elektrike të sigurt dhe të qëndrueshëm.

Ai ka thënë se projekti do të realizohet me një investim prej 500 milionë eurosh, i financuar nga Fondi i Kursimeve Pensionale, dhe do të sjellë një kthim të dyfishtë të investimeve që ky fond merr aktualisht në tregjet ndërkombëtare.

“Kjo është një mundësi e shkëlqyer për diversifikimin e burimeve të energjisë dhe për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm dhe ekologjikisht më të pastër për të ardhmen. Partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ndërtimin e këtij centrali, do t’i japë Kosovës sigurinë dhe pavarësinë energjetike.

Krahas këtij projekti, do të bëhen investime në gazifikim dhe ndërtimin e ngrohtoreve qendrore në qytetet kryesore të vendit, investime në efiçiencën e energjisë e rehabilitimin e Kosovës B. TVSh-ja për faturat e energjisë elektrike do të jetë zero”, ka shkruar Azemi.

Azemi ka thënë se me këto investime synojnë të krijojmë mundësi të reja për zhvillim dhe të pozicionojnë Kosovën si lider në sektorin e energjisë në rajon.

“Ky plan, që e prezantuam sot në Mitrovicë, është një angazhim i fortë për të ardhmen e Kosovës dhe sigurinë energjetike të vendit”, ka shkruar ai.