Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku pritet të takohen sërish nesër

Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje politike rreth çështjes së presidentit, nesër pritet të zhvillohet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Takimi është paraparë të mbahet në orën 11:00 dhe në qendër të diskutimeve do të jetë arritja e një konsensusi për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Prill 19, 2026 - 15:30
Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku pritet të takohen sërish nesër
ceshtja-e-presidentit,-kurti-e-abdixhiku-pritet-te-takohen-serish-neser

ceshtja-e-presidentit,-kurti-e-abdixhiku-pritet-te-takohen-serish-neser

Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje politike rreth çështjes së presidentit, nesër pritet të zhvillohet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Takimi është paraparë të mbahet në orën 11:00 dhe në qendër të diskutimeve do të jetë arritja e një konsensusi për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Takimi vjen në një periudhë kur janë intensifikuar thirrjet për konsensus politik dhe shmangien e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, për shkak të afateve kushtetuese dhe nevojës për funksionimin e institucioneve.

Çështja e presidentit është kthyer në temë qendrore të zhvillimeve politike ditëve të fundit, me përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje mes subjekteve parlamentare.