Christiane Amanpour për vdekjen e Ratko Mlladiqit: Një nga vrasësit më brutalë të botës më në fund ka vdekur

Gazetarja e njohur e CNN, Christiane Amanpour, ka reaguar për vdekjen e kriminelit serb, Ratko Mlladiq. Përmes një postimi në platformën sociale X, Amanpour e ka cilësuar Mlladiqin si “një nga vrasësit më brutalë të botës”. “Një nga vrasësi...

gusht 27, 2026 - 23:30
Christiane Amanpour për vdekjen e Ratko Mlladiqit: Një nga vrasësit më brutalë të botës më në fund ka vdekur

Gazetarja e njohur e CNN, Christiane Amanpour, ka reaguar për vdekjen e kriminelit serb, Ratko Mlladiq. Përmes një postimi në platformën sociale X, Amanpour e ka cilësuar Mlladiqin si “një nga vrasësit më brutalë të botës”.

“Një nga vrasësit më brutalë të botës më në fund ka vdekur” – ka shkruar Amanpour. Ajo ka përmendur edhe moshën 84-vjeçare të Mlladiqit, duke thënë se ai “jetoi shumë më shumë se sa i lejoi të jetojnë dhjetëra-mijëra viktimat e tij”.

“Më shumë se 7000 burra dhe djem myslimanë që ai kishte masakruar në Srebrenicë do të jenë turpi i tij i përhershëm”– ka shkruar gazetarja. Amanpour ka theksuar se Mlladiqi ishte gjykuar nga një tribunal ndërkombëtar dhe ishte shpallur fajtor për krimet e kryera gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë.

“Të paktën ai u gjykua nga një Tribunal Ndërkombëtar Penal dhe u shpall fajtor për krimet e tij të mëdha të gjenocidit”– ka shkruar ajo.Në reagimin e saj, Amanpour ka kujtuar edhe punën e gazetarëve gjatë viteve ’90 për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës.

“Jam krenare për punën që ne gazetarët bëmë në vitet ’90 për të dokumentuar krimet e tij kundër njerëzimit, për ta mbajtur më në fund përgjegjës” – ka shkruar Amanpour.

The post Christiane Amanpour për vdekjen e Ratko Mlladiqit: Një nga vrasësit më brutalë të botës më në fund ka vdekur appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.