Çmimi i naftës pati rënie brenda 7 ditëve, por vazhdon furnizimi me çmime tejet të larta
Çmimet e naftës/derivateve në Kosovë kanë rënë lehtë brenda 7 ditëve, por nafta vazhdon të jetë me çmime të larta. Sipas Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës dhe importuesve, pritet edhe një rënie e lehtë në vijim, ndërsa çmimet mund të ndrys...


Çmimet e naftës/derivateve në Kosovë kanë rënë lehtë brenda 7 ditëve, por nafta vazhdon të jetë me çmime të larta. Sipas Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës dhe importuesve, pritet edhe një rënie e lehtë në vijim, ndërsa çmimet mund të ndryshojnë sipas lëvizjeve të importit.
Çmimet i derivateve kanë shënuar një rënie të lehtë në ditët e fundit, pas parasysh ngritjen ekstreme që pati përgjatë vitit të fundit.
Krejt kjo nisi si shkak i gjendjes së sigurisë në Lindjen e Mesme dhe faktin se Kosova vazhdon të jetë e varur nga importi.
Por për dallim nga ditët e kaluara, nafta sot në vendin tonë është me çmim 1.82 cent për litër e diku 1.85 cent për litër. Nafta në vendin pati një rënie në çmim brenda 7 ditëve në 8.2 cent.
Kurse Benzina është 1.50 cent për litër për 7.1 cent rënie në litër në 7 ditë.
Sipas Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, ky lirimi i lehtë pasqyron rënien e çmimeve në bursat ndërkombëtare. Megjithatë, vlerat mbeten ende relativisht të larta për shkak të tensioneve gjeopolitike në tregun global. Çmimet mund të ndryshojnë në ditët në vijim varësisht nga lëvizjet e importit.
Nëse ky trend vazhdon stabil, nafta (dizeli) pritet të ulet nga niveli aktual (1.81 – 1.83 €) dhe të stabilizohet rreth 1.76 € – 1.78 € për litër. Benzina pritet të bjerë afër kufirit prej 1.45 € për litër.
Ditë më parë, ministrja Mimoza-Kusar-Lila ka deklaruar se në rast se çmimi nuk zbritet nga e hëna e tutje do të rikthehet vendosja e çmimit tavan, formë kjo e cila ishte aktive për disa muaj me radhë, transmeton lajmi.net.
Historiku i çmimeve të naftës (dizelit) në Kosovë është karakterizuar nga këto faza kryesore:
Periudha e Stabilitetit (Para vitit 2022): Për një kohë të gjatë (duke përfshirë vitet e pandemisë), çmimet e naftës në Kosovë silleshin në nivele të ulëta, kryesisht mes 0.85 € dhe 1.20 € për litër.
Kriza e parë e madhe (Viti 2022): Pas nisjes së luftës në Ukrainë, çmimet shënuan rritje rekord për atë kohë. Për herë të parë në histori, nafta arriti nivelet 1.82 € – 1.90 € për litër gjatë muajit qershor 2022.
Stabilizimi i përkohshëm (2023 – Fillimi i 2026): Gjatë kësaj periudhe tregu pësoi një rënie dhe stabilizim relativ, ku nafta ra në 1.15 € – 1.35 € për litër, ndërsa benzina ra në rreth 1.17 € – 1.25 € për litër.
Kriza e dytë gjeopolitike (Viti 2026): Shpërthimi i konflikteve të reja në Lindjen e Mesme dhe tensionet rreth Ngushticës së Hormuzit gjatë vitit 2026 sollën një valë të re shtrenjtimi. Gjatë këtij viti, çmimet thyen çdo rekord të mëparshëm, duke kapërcyer kufirin psikologjik dhe duke arritur rekordin h
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.