Çitaku: PDK-ja u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin të votojnë me përgjegjësi bindje dhe shpresë
ekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. Ajo në konferencën e parë për media tha se qeverisja komunale është e rëndësishme për jetën e qytetarëve. “PDK garon me më së shumti kandidat në këto zgjedhje lokale, nga


ekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Ajo në konferencën e parë për media tha se qeverisja komunale është e rëndësishme për jetën e qytetarëve.
“PDK garon me më së shumti kandidat në këto zgjedhje lokale, nga të dhënat që kemi nga terreni procesi zgjedhor po zhvillohet mirë dhe ka dalje të qytetarëve po dalin dhe po marrin në dorën e tyre qeverisjen lokale. Siç kemi theksuar, qeverisja komunale është më e rëndësishme për jetën e përditshme të qytetarëve. Sot PDK-ja u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin të votojnë me përgjegjësi bindje dhe shpresë. Të votojnë për të ardhmen që duan dhe që meritojnë, katër vite janë shumë kur ato vite udhëheq një ekip që punon me ndershmëri dhe vizion dhe dashuri për qytetet. Prandaj vota e sotme është votë e të ardhshmes së përbashkët. Jemi të bindur që kjo ditë do të përmbyllet me sukses, dhe i drejtë me të gjithë”, ka deklaruar Çitaku./EO
