Deri në orën 11:00 votuan 158 mijë e 619 qytetarë

Procesi i votimit deri në këtë fazë po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të rregullt dhe deri tani nuk janë raportuar parregullsi që do të mund të cenonin integritetin dhe mbarëvajtjen e përgjithshme të procesit zgjedhor. KQZ mbetet në kontakt të vazhdueshëm me trupat zgjedhor në teren dhe institucionet përgjegjëse për tu siguruar se

tetor 12, 2025 - 13:00
 0
Deri në orën 11:00 votuan 158 mijë e 619 qytetarë
Deri në orën 11:00 votuan 158 mijë e 619 qytetarë

Deri në orën 11:00 votuan 158 mijë e 619 qytetarë

Procesi i votimit deri në këtë fazë po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të rregullt dhe deri tani nuk janë raportuar parregullsi që do të mund të cenonin integritetin dhe mbarëvajtjen e përgjithshme të procesit zgjedhor.

KQZ mbetet në kontakt të vazhdueshëm me trupat zgjedhor në teren dhe institucionet përgjegjëse për tu siguruar se çdo aspekt i procesit të vazhdojë sipas ligjit dhe rregullave zgjedhore.

Deri në orën 11:00 për zgjedhjet lokale në Kosovë kanë votuar 7.84 për qind apo 158 mijë e 619 votues.

Kështu ka bërë të ditur Komisioni Qendror Zgjedhor. Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se procesi i votimit deri tani po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të rregullt.