“Çmendet” çmimet e derivateve: Dizeli shtrenjtohet për 14.5 denarë, benzina për 5 denarë

Qytetarët përballen me një valë të re shtrenjtimi të karburanteve pasi Komisioni Rregullator për Energjetikë publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat sjellin rritje të ndjeshme pothuajse The post “Çmendet” çmimet e derivateve: Dizeli shtrenjtohet për 14.5 denarë, benzina për 5 denarë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 9, 2026 - 18:30
 0
“Çmendet” çmimet e derivateve: Dizeli shtrenjtohet për 14.5 denarë, benzina për 5 denarë

Qytetarët përballen me një valë të re shtrenjtimi të karburanteve pasi Komisioni Rregullator për Energjetikë publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat sjellin rritje të ndjeshme pothuajse në të gjitha kategoritë.

Sipas vendimit të ri, benzina EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 shtrenjtohen për 5 denarë për litër. Me këtë ndryshim, një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 79,50 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 arrin në 81,50 denarë për litër.

Rritja më e madhe është te dizeli, i cili shtrenjtohet për plot 14,50 denarë për litër, duke arritur çmimin e ri prej 85,50 denarë për litër.

Ndërkohë, vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) gjithashtu shënon rritje të fortë – 12,50 denarë më shumë, duke arritur në 82,50 denarë për litër.

Shtrenjtimi i ri pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në kostot e transportit dhe çmimet e produkteve, pasi dizeli përdoret gjerësisht në sektorin e transportit dhe logjistikës.

Sakaq, në teren shfaqet telashet e para.

“Mbushe nafte? Jo, jo. Perse? Sepse nuk lejojnë që të mbushesh në bidon por duhet me traktor të shkoj tek pompa e derivateve, u shpreh Stojan Zafirovski – Bujk.

Me këtë problem përballen bujqit të cilët thonë se rregullat aktuale për furnizimin me naftë ua vështirësojnë punën e tyre. Ata thonë se rregulli që të lëvizin traktorët deri te pompat e derivateve, u shkakton humbje kohe, shpenzime shtesë dhe vonesa në kryerjen e punëve bujqësore, e sidomos gjatë kësaj periudhe kur është edh sezonit i mbjelljes.

Do të duhet me traktor të shkoj e larg është, më shumë do shpenzoj të shkoj e të kthehem se për punë. Më mirë të japin në bidon. (0:37 –0:50) “Dhe tani shkon në arë? Po. Do fillosh të lëvrosh token? Po, po, dhe po ashtu për pompat e vaditjes për 95-ë, nuk japin karburant e si të ia bëj, do të duhet atje ta dërgoj pompën e vaditjes,” tha Stojan Zafirovski – Bujk.

Problem shtesë për bujqit është edhe rritja e mundshme e çmimit të karburanteve. Ata thonë se institucionet duhet të ndërhyjnë dhe t’i ndihmojë pasi çdo vonesë do të shkaktonte rritje të çmimit të prodhimeve bujqësore të vendit.

Gjithandej rritet çmimi dhe sigurisht edhe tek ne do ndodhe, dhe ajo pastaj shkon me radhe, edhe produktet bujqësorë pasi ka shpenzime. Pra shtrenjtohet në mënyrë lineare, u shpreh Stojan Zafirovski – Bujk.

Përveç shpenzimeve për derivate për bujqit, çmimet e plehrave po ashtu ndikojnë në çmimin e produktit final.

“Mungesa e naftës nëpër pompa të benzinës ka goditur më së shumti transportin publik në Tetovë. Nëse kjo mungesë do vazhdoj edhe ditët në vijim, drejtuesit e transportit publik thonë se, do të fillojnë me reduktimin e linjave, ndërsa do mbeten vetëm ato linja që do jenë për bartjen e nxënësve,” raporton gazetari Bashkim Sulejmani.

Izer Kirmizi, drejtor i Ndërmarrjes Publike Tetova Transport, thotë se do të hiqet edhe Linja për në Kodrën e Diellit, me qëllim kursimin e naftës për nevojat e nxënësve.

“Ne do mundohemi të mirëmbajmë këtë nivel shërbimi, por në rast të eskalimit të situatës do detyrohemi të bëjmë reduktim të përkohshëm të linjave, por natyrisht duke pasur primare qarkullimin e nxënësve pra oraret ku nxënësit shkojnë në shkollë apo nga shkolla në shtëpi të mos preken këto orare,” deklaroi Izer Kirmizi, Drejtor i NP Tetova Transport.

Nga ana tjetër, situata me mungesën e naftës, ka rritur numrin e udhëtarëve që përdorin transportin publik.

“Ma shumë tash në autobus hypin, më tepër ecin me autobus tash. Po s`na del nafta çdo ditë na japin vetëm nga 3.000 denarë,” u shpreh Qani Ismaili, vozitës.

Përkundër rritjes së interesimit nga banorët për përdorim të transportit publik, nëse vazhdojnë kufizimit për naftë, atëherë linjat do të reduktohen. Gazeta Flaka

The post “Çmendet” çmimet e derivateve: Dizeli shtrenjtohet për 14.5 denarë, benzina për 5 denarë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .