Torturuan një qen deri në ngordhje, Prokuroria e Shkupit me kallëzime penale ndaj dy personave
Prokuroria Themelore Publike Shkup, duke marrë parasysh shqetësimin e shkaktuar nga video-xhirimi i torturimit të qenit në Momin Potok, menjëherë pas paraqitjes së kallëzimit penal, ka marrë të gjitha provat dhe sot ka ngritur kallëzim kundër dy personave për vepër penale – Vrasje dhe torturimi i kafshëve nga neni 233 paragrafi 1 i Kodit Penal, […]
Prokuroria Themelore Publike Shkup, duke marrë parasysh shqetësimin e shkaktuar nga video-xhirimi i torturimit të qenit në Momin Potok, menjëherë pas paraqitjes së kallëzimit penal, ka marrë të gjitha provat dhe sot ka ngritur kallëzim kundër dy personave për vepër penale – Vrasje dhe torturimi i kafshëve nga neni 233 paragrafi 1 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.
“Më datë 19.11.2024, dy bashkëkryesit e kanë ekspozuar në vuajtje të panevojshme dhe i kanë shkaktuar dhimbje të panevojshme qenin mashkull, ngjyrë e zezë, rreth një vjeç. I akuzuari i parë me një send të fortë druri në formë shkopi dhe pa arsye të justifikuar ka nisur ta godasë qenin me disa goditje në pjesën e kokës dhe trupit, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Më pas së bashku me të pandehurin e dytë e kanë lidhur me tel dhe e kanë tërhequr zvarrë nëpër oborr deri në një kosh plehrash, ku e kanë hedhur duke menduar se qeni ka ngordhur. Si pasojë e plagëve, qeni ka ngordhur më 7 janar 2025”, thuhet në njoftim.
Prokurori publik ka paraqitur edhe propozim për caktimin e masës së sigurimit – paraqitje të detyrueshme në gjykatë për dy të pandehurit, duke marrë parasysh para së gjithash objektin e inkriminimit të kësaj vepre penale të shprehur përmes mbrojtjes së kafshëve nga trajtimi çnjerëzor.