Çmimet e banesave në RMV janë joreale dhe çdo ditë po thyejnë rekorde

Çmimet e banesave në Maqedoni janë joreale dhe çdo ditë po thyejnë rekorde. Çmimet më të larta për metër katror kanë mbërritur në Ohër dhe në komunat e Shkupit, Qendër, Karposh dhe Aerodrom, ku arrijnë deri në 3500 euro ose më shumë. Krahas...

maj 9, 2026 - 18:00
Çmimet e banesave në RMV janë joreale dhe çdo ditë po thyejnë rekorde

Çmimet e banesave në Maqedoni janë joreale dhe çdo ditë po thyejnë rekorde. Çmimet më të larta për metër katror kanë mbërritur në Ohër dhe në komunat e Shkupit, Qendër, Karposh dhe Aerodrom, ku arrijnë deri në 3500 euro ose më shumë. Krahasuar me disa vite më parë, çmimet janë dyfishuar.

“Edhe në Manastir dhe në Tetovë, kudo që të shkoni, çmimet kanë ndryshuar plotësisht. Në Strumicë ishte 600 euro, tani është më shumë se 1100 euro. Çmimi më i lartë është në zonën qendrore të Shkupit, rreth 3400 euro për metër katror. Ky nuk është një çmim i vogël që një çift i ri ta përballojë dhe të marrë kredi.” – Gjorgje Spirovski, Kryetar i Odës së Vlerësuesve.

Nga Agjencia e Kadastrës thonë se analizat e tyre për tremujorin e parë të vitit 2026 tregojnë se ka pasur stagnim të çmimeve të patundshmërive, diku ka pasur ulje minimale. Qytetet më atraktive për ndërtim kanë qenë Shkupi dhe Ohri.

“Për të arritur në një shifër objektive se sa realisht shiten ato banesa, së pari duhet të ndalojmë së besuari reklamave në internet ku publikohen shpallje me çmime joreale. Nëse hapni internetin, mund të gjeni patundshmëri që shiten me 4000-5000 euro.” – Ivan Zhivkovski, drejtor i Agjencisë së Kadastrës së Patundshmërive.

“Njëri janë faktorët gjeopolitikë, përkatësisht luftërat, ndërsa tjetri janë faktorët e brendshëm që ndikojnë te materialet e ndërtimit, ku ka ndryshim të çmimeve të materialeve ndërtimore. Prandaj duhet bërë një analizë se çfarë ndikon më shumë.” – Gjorgje Spirovski, Kryetar i Odës së Vlerësuesve.

Nga Oda e Vlerësuesve thonë se nevojitet urgjentisht ndryshimi i metodologjisë për vlerësimin e patundshmërive, sepse ajo aktualja, e bazuar në parametra fiks, nuk jep rezultate reale dhe nuk është në përputhje me ndryshimet që lidhen me zhvillimet gjeopolitike. Ideja, thonë ata, është të sigurohet një vlerësim cilësor me vlerë reale tregu, që do të ndikojë edhe në tatim. /Alsat.mk

 


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.