Çmimet e banesave s’duhet të shkojnë mbi 2000 euro për katror!

Nikolla Vellkovski nga Shoqata e Ndërtimit pran Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, sonte në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi se çmimet e banesave për metër katëror nuk janë reale. Siç theksoi Vellkovski një arsye për rritjen e çmimeve të banesave është edhe rritja e kushteve të pronarëve të takove në parcelat ndërtimore. Sipas Nikolla […]

shkurt 6, 2025 - 05:00
 0  4
Çmimet e banesave s’duhet të shkojnë mbi 2000 euro për katror!

Nikolla Vellkovski nga Shoqata e Ndërtimit pran Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, sonte në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi se çmimet e banesave për metër katëror nuk janë reale.

Siç theksoi Vellkovski një arsye për rritjen e çmimeve të banesave është edhe rritja e kushteve të pronarëve të takove në parcelat ndërtimore.

Sipas Nikolla Vellkovskit nga Shoqata e Ndërtimit pran Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, çmimet e banesave në lokacionet më të mira në zonën e qytetit duhet të shkojnë deri në 2000 euro për metër katror, ​​ndërsa çdo gjë më e lartë është joreale.