“Çmimet ‘fluturojnë’, LSDM sulmon: Masat e qeverisë dështuan, qytetarët në krizë”
Rritja e çmimeve po godet gjithnjë e më fort xhepat e qytetarëve, ndërsa përplasjet politike për përgjegjësinë po intensifikohen. Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) akuzon qeverinë se masat e saj The post “Çmimet ‘fluturojnë’, LSDM sulmon: Masat e qeverisë dështuan, qytetarët në krizë” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Rritja e çmimeve po godet gjithnjë e më fort xhepat e qytetarëve, ndërsa përplasjet politike për përgjegjësinë po intensifikohen. Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) akuzon qeverinë se masat e saj ekonomike nuk po japin asnjë efekt real në treg.
Sipas LSDM-së dhe liderit të saj Venko Filipçe, ulja e TVSH-së nga 18% në 10% ishte një vendim i paralajmëruar si i pasuksesshëm. Ata theksojnë se vetëm një ditë pas promovimit të kësaj mase nga kryeministri Hristijan Mickoski, çmimi i naftës ka shënuar rritje të re, duke arritur në 95.5 denarë për litër.
Në reagimin e tyre, LSDM përdor tone të ashpra, duke e cilësuar Mickoskin si “amator pa kapacitet për të udhëhequr qeverinë”, ndërsa ngre dyshime nëse politikat aktuale po mbrojnë interesat e bizneseve private në dëm të qytetarëve.
“Gjithçka është më e shtrenjtë”, theksojnë nga LSDM, duke numëruar rritjen e çmimeve të produkteve bazë: vaji i gatimit mbi 100 denarë, vezët mbi 300 denarë, si dhe rritje të vazhdueshme të çmimeve të mishit, frutave dhe perimeve.
Sipas tyre, situata ekonomike po përkeqësohet deri në atë pikë sa edhe një pagë prej 600 eurosh nuk mjafton më për të përballuar muajin.
Në vend të masave aktuale, LSDM propozon një paketë më agresive: ulje të TVSH-së për karburantet në 5%, ulje të akcizave, heqje të TVSH-së për produktet bazë ushqimore dhe përgjysmim të taksave rrugore.
“Shpërqendrimi nuk mbush frigoriferët”, thonë nga LSDM, duke kërkuar që qeveria të ndryshojë kursin dhe të ndërmarrë masa konkrete për të lehtësuar barrën e qytetarëve.
Debati për çmimet dhe standardin jetësor mbetet një nga temat më të nxehta në vend, ndërsa qytetarët përballen çdo ditë me një kosto gjithnjë në rritje të jetesës. Gazeta Flaka
The post “Çmimet ‘fluturojnë’, LSDM sulmon: Masat e qeverisë dështuan, qytetarët në krizë” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .