Daniel, Goran, Snezhanka, Ana, Tome, Viktor dhe Igor – ndër emrat në listën e 720 kontratave të Komunës së Çairit

Daniel Mlladenovski, Goran Arsovski, Snezhanka Gusheva, Ana Oboçka, Tome Stojanov, Viktor Markovski dhe Igor Popovski, janë ndër emrat e shumtë që ndodhen në listën e kontratave të shpërndara nga komuna The post Daniel, Goran, Snezhanka, Ana, Tome, Viktor dhe Igor – ndër emrat në listën e 720 kontratave të Komunës së Çairit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 2, 2025 - 10:30
 0
Daniel, Goran, Snezhanka, Ana, Tome, Viktor dhe Igor – ndër emrat në listën e 720 kontratave të Komunës së Çairit

Daniel Mlladenovski, Goran Arsovski, Snezhanka Gusheva, Ana Oboçka, Tome Stojanov, Viktor Markovski dhe Igor Popovski, janë ndër emrat e shumtë që ndodhen në listën e kontratave të shpërndara nga komuna e Çairit, për të cilat opozita shqiptare pohon se janë lidhur për përfitime elektorale, shkruna Flaka.

Në listën me emrat kontraktuese që Flaka e shpalosi të mërkurën, shihen me qindra emra të komunitetit romë, e për të cilën ASH-ja e Arben Taravarit sot tha që u shfrytëzuan për të mbushur sallën Boris Trajkovski nga ana e VLEN-it qeveritar.

“Vasalët e Mickoskit merren me cirqe politike, siç ishte edhe skena e turpshme në sallën ‘Boris Trajkovski’, ku për ta mbushur sallën nuk mjaftuan as qindra kontrata të shpërndara në Çair e Tetovë,” thuhet në reagimin e ASH-së.

Brenda javës, nga Aleanca Kombëtare për Integrim – AKI, shpalosën numrin e kontratave të lidhura nga komuna e Çairit.

Nga atje reaguan me tone të ashpra ndaj asaj që e quan një prej skandaleve më të mëdha të shpërdorimit të buxhetit komunal në historinë e Çairit. Në një konferencë për media, përfaqësuesi i kësaj force politike, Bekim Berisha, denoncoi se Komuna e Çairit, nën drejtimin e Izet Mexhitit dhe koalicionit VLEN, ka shpërndarë 720 kontrata për militantë partiakë, të cilat i kushtojnë qytetarëve deri në 500 mijë euro në muaj.

“Nëse nuk ka përgjigje, është e qartë se këto kontrata janë vetëm mjet për të blerë mbështetje politike me paratë e qytetarëve. Më 20 tetor, një ditë pas fitores së madhe të dr. Bujar Osmanit, të gjitha këto kontrata do të revidohen një për një. Vetëm ata që realisht punojnë dhe kontribuojnë për komunën do të kenë vendin e tyre të merituar. Paratë e qytetarëve nuk do të shkojnë më për militantë partiakë, por për projekte konkrete – për pastërti, shkolla, zhvillim dhe një jetë më cilësore në Çair”, thanë nga AKI. Gazeta Flaka

The post Daniel, Goran, Snezhanka, Ana, Tome, Viktor dhe Igor – ndër emrat në listën e 720 kontratave të Komunës së Çairit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .