Tifozët maqedonas sërish ofenduan nënat shqiptare, ASh; VLEN hesht sepse shpreson në votat e tyre
Gjatë ndeshjes së hendbollit mes ekipeve të Vardarit dhe Pelisterit, të mbajtur në sallën “Jane Sandanski” në Shkup, grupi i tifozëve “Çkembari” shpërtheu me thirrje fyese dhe ofenduese ndaj shqiptarëve. The post Tifozët maqedonas sërish ofenduan nënat shqiptare, ASh; VLEN hesht sepse shpreson në votat e tyre appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Gjatë ndeshjes së hendbollit mes ekipeve të Vardarit dhe Pelisterit, të mbajtur në sallën “Jane Sandanski” në Shkup, grupi i tifozëve “Çkembari” shpërtheu me thirrje fyese dhe ofenduese ndaj shqiptarëve.
Nga Aleanca për Shqiptarët reaguan ashpër ndaj heshtjes së qeverisë dhe VLEN-it përballë këtyre ofendimeve.
“Ky nuk është rasti i parë dhe, fatkeqësisht, nuk do të jetë as i fundit, përderisa institucionet heshtin dhe qeveria me VLEN-in në krye bën sikur nuk sheh. Në vend që të ndërmarrin hapa konkretë për ndëshkimin e autorëve që nxisin urrejtje ndëretnike, vasalët e Mickoskit merren me cirqe politike, siç ishte edhe skena e turpshme në sallën ‘Boris Trajkovski’, ku për ta mbushur sallën nuk mjaftuan as qindra kontrata të shpërndara në Çair e Tetovë,” thuhet në reagim.
Sipas ASh-së, VLEN edhe në këtë rast ka zgjedhur të mbyllë sytë.
“Për ta, më e rëndësishme është një fotografi me tifozët maqedonas dhe vota e antishqiptarit ‘Qesto’, sesa dinjiteti i shqiptarëve dhe mbrojtja e nënave e motrave tona që poshtërohen nëpër tribina sportive.”
Në reagim theksohet më tej se VLEN nuk ka as vullnet dhe as dëshirë për të ndalur hovin e narrativave antishqiptare nga individë që hapur deklarojnë në rrjetet sociale se do ta mbështesin këtë subjekt vetëm për të mposhtur opozitën shqiptare.
“Ky fenomen jo vetëm që ekspozon dobësinë e VLEN-it përballë presioneve politike dhe propagandës, por njëkohësisht e vendos atë në një pozitë të dyshimtë, ku mbështetja që merr nuk lidhet me programin e vet politik, por me qëllime që cenojnë unitetin dhe interesat e shqiptarëve,” theksohet në deklaratë.
ASh përfundon duke theksuar se 19 tetori do të jetë momenti i llogaridhënies.
“Shqiptarët, në kutitë e votimit, do t’ua japin dënimin e merituar këtyre vasalëve politikë, që karrierën e tyre e ndërtuan mbi nënshtrimin para VMRO-DPMNE-së dhe në kurriz të interesave shqiptare.” Gazeta Flaka
The post Tifozët maqedonas sërish ofenduan nënat shqiptare, ASh; VLEN hesht sepse shpreson në votat e tyre appeared first on Flaka, në çdo lajm... .