Daut Haradinaj: Mbështetja e mërgatës sonë është dëshmi e qartë se Aleanca po rritet
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj, ka njoftuar për takimet e radhës. Haradinaj në takime me bashkatdhetarët ka thënë se kanë marrë mbështetje të madhe nga mërgata. “Mbështetja e mërgatës sonë nuk është thjesht simbolike, por një dëshmi e qartë se Aleanca po rritet dhe po fiton terren si zgjidhja


Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj, ka njoftuar për takimet e radhës.
Haradinaj në takime me bashkatdhetarët ka thënë se kanë marrë mbështetje të madhe nga mërgata.
“Mbështetja e mërgatës sonë nuk është thjesht simbolike, por një dëshmi e qartë se Aleanca po rritet dhe po fiton terren si zgjidhja më e besueshme dhe e sigurtë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka të qartë se mërgata nuk
është thjesht pjesë e së shkuarës, por një shtyllë e palëkundur edhe për të ardhmen e Kosovës”, ka thënë ai.
Tutje ai njoftuar se Valon Maksutaj është zgjedhur kryetar i nëndegës në Thuragu.
“Një falënderim i veçantë për Kryetarin e sapozgjedhur të Nëndegës në Thurgau, kryetarit Valon Maksutaj. Nënkryetarit Përparim Zenuni, Sekretarit Nikollë Mulaj. Ne i duhemi njëri tjetrit, si atëherë, si tash, si në të ardhmen për ta bërë Kosovën Fituese!”, ka shkruar Haradinaj.