Aksident në rrugën Lipjan-Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident ka ndodhur sonte në rrugën Lipjan-Prishtinë, ku dy vetura janë përplasur mes vete. Rastin për Front Online e ka konfirmuar, zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 18:00 në rrugën Lipjan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit


Një aksident ka ndodhur sonte në rrugën Lipjan-Prishtinë, ku dy vetura janë përplasur mes vete.
Rastin për Front Online e ka konfirmuar, zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:00 në rrugën Lipjan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren heuesit nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.