24 persona u trajtuan në Emergjencë nga lëndimet e marra nga mjetet piroteknike

Shefi i Klinikës së Emergjencës, Agron Çitaku, ka treguar se sa persona kanë marrë tretman mjekësor mbrëmë në natën e Vitit të Ri. Në një paraqitje para mediave, ai ka thënë se qytetari nga Prizreni, i cili u lëndua si pasojë e shpërthimit të mjeteve piroteknike në një pikë-shitjeje, është në gjendje më të rëndë.

Jan 1, 2025 - 13:00
 0  8
24 persona u trajtuan në Emergjencë nga lëndimet e marra nga mjetet piroteknike
24-persona-u-trajtuan-ne-emergjence-nga-lendimet-e-marra-nga-mjetet-piroteknike

24-persona-u-trajtuan-ne-emergjence-nga-lendimet-e-marra-nga-mjetet-piroteknike

Shefi i Klinikës së Emergjencës, Agron Çitaku, ka treguar se sa persona kanë marrë tretman mjekësor mbrëmë në natën e Vitit të Ri.

Në një paraqitje para mediave, ai ka thënë se qytetari nga Prizreni, i cili u lëndua si pasojë e shpërthimit të mjeteve piroteknike në një pikë-shitjeje, është në gjendje më të rëndë.

“Për momentin deri më tani kemi 24 persona të lënduar që janë lajmëruar si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga mjetet piroteknike, prej tyre një ka qenë në gjendje më të rëndë që ka ardhur nga Prizreni”.

“Tre i kemi me lëndime të regjionit të syrit, ndërsa të tjerët kryesisht janë me esktremitete”, ka thënë Çitaku