Defekti në rrjetin e ngrohjes është në Qendër, pjesa tjetër e Shkupit do të ketë ngrohje
Defekti në rrjetin e shpërndarjes së ngrohjes, për të cilin mëngjesin e sotëm ka mbetur pa ngrohje i gjithë Shkupi, ka ndodhur në Komunën e Qendrës, në shtrirjen ndërmjet Vero Qendër dhe pishinës Olimpike. Siç informojnë nga Furnizimi me ngrohje EMV, problemi është lokalizuar dhe do të punohet për eliminimin e tij. Ndërkohë pa ngrohje […]
Defekti në rrjetin e shpërndarjes së ngrohjes, për të cilin mëngjesin e sotëm ka mbetur pa ngrohje i gjithë Shkupi, ka ndodhur në Komunën e Qendrës, në shtrirjen ndërmjet Vero Qendër dhe pishinës Olimpike. Siç informojnë nga Furnizimi me ngrohje EMV, problemi është lokalizuar dhe do të punohet për eliminimin e tij. Ndërkohë pa ngrohje do të mbeten vetëm banorët e kësaj komune që furnizohen përmes asaj linje, ndërsa furnizimi me ngrohje në pjesën tjetër të qytetit do të normalizohet gjatë ditës, transmeton Portalb.mk.
“Për shkak të rritjes së humbjeve të ujit në rrjetin e shpërndarjes së ngrohjes, disa nga konsumatorët e Furnizimit me Ngrohje EMV ndjejnë cilësi të reduktuar në shpërndarjen e energjisë termike. Ekipet e Shpërndarjes së Ngrohjes kanë dalë në terren, kanë lokalizuar problemin dhe kanë lokalizuar defektin. Bëhet fjalë për linjën kryesore A në Komunën Qendër që kalon nëpër bulevardin Koço Racin, në shtrirjen ndërmjet Vero Qendër dhe pishinës Olimpike”, thuhet në njoftimin e EMV- Furnizimi me ngrohje.
Ndryshe, mëngjesin e sotëm i gjithë qyteti ka mbetur me radiatorë të ftohtë dhe sipas njoftimit fillestar të kompanisë bëhej fjalë për humbje të shtuara të ujit në një pjesë të rrjetit të shpërndarjes së ngrohjes. Nga aty sqarojnë se për të kuptuar saktë vendndodhjen e defektit është dashur të zvogëlohet furnizimi për të gjithë qytetin dhe tani që problemi është lokalizuar, pjesa tjetër e Shkupit do të ketë ngrohje. Kompania thekson se defekti është pasojë e pakujdesisë dhe mosmirëmbajtjes së rrjetit të shpërndarjes në të kaluarën, por siguron se po punojnë për tejkalimin e problemit. Ata i drejtojnë konsumatorët që për informacione të mëtejshme të kontaktojnë Qendrën e Kujdesit për Konsumatorin në (02) 3076 200 dhe 075400100.