Zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Kavadar, banorët u evakuuan në kohë dhe janë në gjendje stabile
Një zjarr ka shpërthyer në shtëpinë e të moshuarve në fshatin Çemersko të Kavadarit, njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave (QRMK) Veles, transmeton Portalb.mk. Nga aty thonë se në terren ndërhyjnë dhjetë zjarrfikëse me tre makina zjarrfikëse. Përveç zjarrfikësve, në vendin e zjarrit ishin edhe tre ekipe mjekësore dhe dy automjete policie me tetë […]
Një zjarr ka shpërthyer në shtëpinë e të moshuarve në fshatin Çemersko të Kavadarit, njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave (QRMK) Veles, transmeton Portalb.mk.
Nga aty thonë se në terren ndërhyjnë dhjetë zjarrfikëse me tre makina zjarrfikëse.
Përveç zjarrfikësve, në vendin e zjarrit ishin edhe tre ekipe mjekësore dhe dy automjete policie me tetë policë.
“30 persona të cilët janë të vendosur në shtëpinë e të moshuarve janë duke u evakuuar me dy furgonë”, thuhet në njoftimin e QRMK Veles.
Kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev, në një deklaratë për MIA-në tha se më e rëndësishmja është që të gjithë personat që kanë qëndruar në shtëpi janë evakuuar me kohë dhe se nga zjarri nuk ka viktima.
“Kemi dërguar dy minibusë, pesë autoambulanca. Personat që kanë qëndruar në shtëpi do të transportohen në Spitalin e Përgjithshëm në Kavadar, prej nga do të mund t’i marrin familjet e tyre. Të gjithë pacientët do të kontrollohen dhe do të shtrohen në Spitalin e Përgjithshëm dhe sipas gjendjes së tyre do t’u jepet terapia e duhur”, tha Jançev.