Në Kuvendin e RMV-së u propozuan ndryshime që kufizojnë paratë që marrin deputetët për shpenzimet e udhëtimit

Kufizimi i parave që marrin deputetët për shpenzimet e udhëtimit, propozoi grupi parlamentar i të Majtës (Levicës) dhe me modelin që ofron, konsideron se shumat që do të paguajë Kuvendi për të zgjedhurit, do të ulen në mënyrë drastike. Propozimi është që shpenzimet e rrugës të llogariten sipas çmimit të tregut prej 6.5 litrash për […]

Jan 20, 2025 - 20:00
 0  4
Në Kuvendin e RMV-së u propozuan ndryshime që kufizojnë paratë që marrin deputetët për shpenzimet e udhëtimit
Seanca konstitutive e Kuvendit të RMV-së pas zgjedhjeve parlamentare 2024. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Kufizimi i parave që marrin deputetët për shpenzimet e udhëtimit, propozoi grupi parlamentar i të Majtës (Levicës) dhe me modelin që ofron, konsideron se shumat që do të paguajë Kuvendi për të zgjedhurit, do të ulen në mënyrë drastike. Propozimi është që shpenzimet e rrugës të llogariten sipas çmimit të tregut prej 6.5 litrash për çdo 100 kilometra të udhëtuar, dhe jo siç është – sipas ligjit aktual për deputetët – që parashikon kompensimin për përdorimin e një makine në pronësi personale për qëllime zyrtare në masën 20 përqind nga çmimi i shitjes së një litri karburant, sipas kilometrazhit të automjetit të përdorur, transmeton Portalb.mk.

Sipas reagimeve fillestare informale të partive parlamentare, nuk ka gjasa që propozimi i së Majtës të kalojë.

Edhe pse në ligjin aktual nuk thuhet rreptësisht, parashikohet që deputetët të marrin para për amortizimin e automjeteve të tyre që i përdorin për të ardhur në punë, si dhe për pagesat e rrugës. E shpjeguar me fjalë të thjeshta, kjo do të thotë se nëse një deputet kalon 400 kilometra në të dy drejtimet për të ardhur në seancën e Kuvendit dhe për t’u kthyer në vendbanimin e tij dhe nëse benzina është 80 denarë për litër, ai merr 20 përqind të një litri benzin, gjegjësisht 16 denarë ose për 400 kilometra në ditë merr 6400 denarë, plus para për pagesën rrugore.

Sipas Levicës, ndryshimet në ligj do të zvogëlojnë privilegjet e pajustifikuara që gëzojnë deputetët, në krahasim me punëtorët e tjerë.

Deputeti Amar Mecinoviq në një konferencë për media tha se tashmë kanë dorëzuar amendamentet e Ligjit për deputetë dhe se e Majta si parti anti-establishment kërkon shkurtimin e këtyre privilegjeve zyrtare, duke filluar me kufizimin e shumave për shpenzimet e udhëtimit të deputetëve.

“Nuk marrim dhe as do të marrim shpenzimet e udhëtimit dhe mendojmë se është e nevojshme që shumica të miratojë një ligj racional për kufizimin e tyre. Gjegjësisht, dihet se shpenzimet e udhëtimit keqpërdoren nga zyrtarët dhe kjo krijon zhgënjim të jashtëzakonshëm te qytetarët. Propozimi ynë është që shpenzimet e rrugës të llogariten sipas çmimit të tregut prej 6.5 litrash për çdo 100 km”, tha Mecinoviq.

Nga aty, ata besojnë se ky propozim ofron një zgjidhje më të përballueshme dhe realiste për shpenzimet e udhëtimit, e cila do të jetë e pranueshme për të gjithë Kuvendin dhe do t’i japë fund shumave astronomike që deputetët marrin nga buxheti i shtetit.

“Sipas rregullores ligjore, në fakt deputetët tani marrin para për amortizimin, për pagesa rrugore, marrin lekë praktikisht sikur të lëvizin me vajguri (kerozinë), 4 jo me benzinë. Pra, thjesht duke ndërhyrë në Ligjin për deputetët, duhet të stimulohen vetëm 6.5 litra në 100 km në mënyrë shumë eksplicite, as amortizime dhe as shifra që do të shpiknin deputetët. Ne mendojmë se mjafton kjo, sepse nuk i marrim shpenzimet e udhëtimit jo se jemi budallenj, por sepse mendojmë se rrogat e zyrtarëve janë mjaftueshëm për të përballuar këto shpenzime dhe e dimë që shumica nuk do ta pranonte nëse ne.në formën e fundit, siç ishte në mandatin e kaluar, ku në fakt donim ta barazojmë me një biletë autobusi. Pra, është një model që është i pranueshëm për ne, por për shkak se shumica ndoshta nuk do ta pranonte atë propozim, ne ofrojmë një zgjidhje racionale dhe të pranueshme për këtë, sepse frustrimi i qytetarëve është i qartë dhe duhet të reagohet menjëherë”, tha Mecinoviq. 

Sipas Levicës, gjatë mandatit të përbërjes së mëparshme parlamentare, deputetët kanë grumbulluar mbi një milion euro. Shpërndarja e parasë publike për vitet e kaluara duket kështu: për vitin 2019 është paguar shuma prej 390.993 euro; për vitin 2018, 522 930 euro; për vitin 2017 është paguar shumë prej 512.000 euro; për vitin 2016 është paguar shumë prej 698.797 euro; dhe për vitin 2015 – 770 883 euro. Krahas keqpërdorimeve të shpenzimeve të udhëtimit (karburanteve, tarifave, zhvlerësimit), një numër i mirë i deputetëve kanë ngarkuar edhe qira në vlerë prej 400 euro në muaj. Disa prej tyre janë ngarkuar me qira përkundër faktit se janë pronarë të apartamenteve në kryeqytet , thonë nga Levica në Facebook.

Ndryshe, deputetët e përbërjes paraprake parlamentare kanë marrë edhe nga 1.000 euro në muaj ëpër shpenzime rrugore deri te vendbanimi i tyre. Vetëm 2023, për shpenzime rrugore të deputetëve janë shpenzuar mbi 366 mijë euro (22.554.520 denarë), këtë e treguan të dhënat të cilat i siguruan Meta.mk dhe Portalb.mk.