Deklaratë e çuditshme e Arben Fetait: “Bujari në pesë të Sabahit po i traumatizon njerëzit në Çair”
Sa më shumë afrohen zgjedhjet lokale, aq më shumë eksponentë të VLEN-it po shfaqen me deklarata kontradiktore e të çuditshme. Një prej tyre ishte edhe fjalimi i fundit i Arben The post Deklaratë e çuditshme e Arben Fetait: “Bujari në pesë të Sabahit po i traumatizon njerëzit në Çair” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Sa më shumë afrohen zgjedhjet lokale, aq më shumë eksponentë të VLEN-it po shfaqen me deklarata kontradiktore e të çuditshme. Një prej tyre ishte edhe fjalimi i fundit i Arben Fetait në aktivitetin e këtij koalicioni në Zhelinë, ku ai ironizoi Bujar Osmanin me një krahasim të paqartë e të pakuptimtë.
“Tek sa u nisëm për në këtë shesh me Blerimin, Blerimi na shtiu me qesh. Tha a e keni pa Bujarin në pesë të Sabahit se si po i traumatizon njerëzit në Çair. Kishte dal në rrugë aty, e kishte trishtu një Haxhi, i cili ishte nis për ta fal Sabahun” – tha Fetai.
Ky koment, që duket më shumë si përqeshje pa sens, jo vetëm që lë të nënkuptohet një tjetër realitet nga ajo që shprehet, por edhe ngre pikëpyetje për vetë Fetail. Nëse ai ironizon dikë që zgjohet në orën 5 të mëngjesit, atëherë çfarë nënkupton kjo për rutinën e tij?
Nga vetë fjalia e tij, del se Fetai nuk është i atyre që zgjohet herët. Kjo përforcohet edhe nga aktiviteti i tij publik: postimet në rrjetet sociale të tij nuk shfaqen kurrë para orës 12 të ditës. Kjo krijon perceptimin se ndërsa kabineti i kryeministrit Hristijan Mickoski e ka përfunduar pjesën më të madhe të agjendës ditore, Fetai ende nuk ka filluar ditën e punës.
Deklarata e Fetait nuk i kurseu as haxhinjtë dhe xhematlinjtë që falin namazin e Sabahut. Duke e quajtur prezencën e tyre “traumë” dhe “çrregullim”, ai ofendoi ndjeshmërinë e besimtarëve, duke e barazuar praktikën e tyre me një problem, një qasje që i ngjan atyre që u pengon thirrja e Ezanit herët në mëngjes.
Ky lloj ironizimi, pa krypë dhe i pavend, jo vetëm që nuk i shërben fushatës së VLEN-it, por edhe e ekspozon Arben Fetain si një figurë të çoroditur politikisht, duke u bërë temë e diskutimeve jo për idetë e tij, por për gafat publike. Flaka
The post Deklaratë e çuditshme e Arben Fetait: “Bujari në pesë të Sabahit po i traumatizon njerëzit në Çair” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
