Dënimi me burgim të përjetshëm, avokati i Naim Murselit paralajmëron ankesë në Gjykatën e Apelit

Gjykata Themelore në Prishtinë, të martën, ka shpallur aktgjykimin për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, duke i dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa për Kushtrim Kokallën është shqiptuar dënimi me 30 vjet burgim. Pas vendimit, avokati i Naim Murselit, Shemsedin Piraj, në një prononcim për KlanKosova.tv ka paralajmëruar ankesë

Prill 23, 2026 - 15:30
Dënimi me burgim të përjetshëm, avokati i Naim Murselit paralajmëron ankesë në Gjykatën e Apelit
denimi-me-burgim-te-perjetshem,-avokati-i-naim-murselit-paralajmeron-ankese-ne-gjykaten-e-apelit

denimi-me-burgim-te-perjetshem,-avokati-i-naim-murselit-paralajmeron-ankese-ne-gjykaten-e-apelit

Gjykata Themelore në Prishtinë, të martën, ka shpallur aktgjykimin për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, duke i dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa për Kushtrim Kokallën është shqiptuar dënimi me 30 vjet burgim.

Pas vendimit, avokati i Naim Murselit, Shemsedin Piraj, në një prononcim për KlanKosova.tv ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit kundër vendimit me burgim të përjetshëm për klientin e tij.

“Kur të merret vendimi, gjithsesi po. Pa e marrë aktgjykimin nuk mund të them asgjë. Pa e parë aktgjykimin nuk e di saktësisht, por ankesa do të bëhet”, deklaroi ai.