Deon Shabani, fëmija i parë i lindur në vitin 2026 në Tetovë!

Në Tetovë, foshnja e parë e lindur në vitin 2026 është një djalë, përcjell TV21. Kryetar i komunës, Bilall Kasami bashkë me familjen e tij ka vizituar foshnjën dhe nënën e foshnjës, Ajsere Shabanin. Kasami ka njoftuar se djali quhet Deon. “Deon Shabani, banori më i ri i Tetovës! Në orët e para të tij, […]

Jan 1, 2026 - 17:00
 0
Deon Shabani, fëmija i parë i lindur në vitin 2026 në Tetovë!

Në Tetovë, foshnja e parë e lindur në vitin 2026 është një djalë, përcjell TV21. Kryetar i komunës, Bilall Kasami bashkë me familjen e tij ka vizituar foshnjën dhe nënën e foshnjës, Ajsere Shabanin. Kasami ka njoftuar se djali quhet Deon.

“Deon Shabani, banori më i ri i Tetovës! Në orët e para të tij, Tetova u bë shtëpi e një mrekullie të vogël. Deon Shabani, një mrekulli që hapi vitin, një lindje që solli dritë, shpresë dhe buzëqeshje. Të kesh shëndet dhe lumturi Deon!”, ka shkruar Kasami.