Deputeti Slavko Simiq i dyshuar për sulmet ndaj gazetarëve në Leposaviq

Slavko Simiq, deputet i Kuvendit të Kosovës është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë. Sipas Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Simiq, deputet i Listës Serbe dyshohet se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, nga neni 404 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit

Prill 11, 2025 - 20:00
 0  8
Deputeti Slavko Simiq i dyshuar për sulmet ndaj gazetarëve në Leposaviq
deputeti-slavko-simiq-i-dyshuar-per-sulmet-ndaj-gazetareve-ne-leposaviq

deputeti-slavko-simiq-i-dyshuar-per-sulmet-ndaj-gazetareve-ne-leposaviq

Slavko Simiq, deputet i Kuvendit të Kosovës është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Sipas Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Simiq, deputet i Listës Serbe dyshohet se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, nga neni 404 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ai dyshohet se gjatë protestave kundër vizitës së ish-ministrit E.K., në Leposaviq, ka dhënë urdhër që të sulmohen gazetarët.

Rasti ka ndodhur në qershor të vitit 2023.

Njoftimi:

Intervistohet si i pandehur një deputet i Kuvendit të Kosovës për sulmet ndaj gazetarëve në vitin 2023 në Leposaviq

Mitrovicë, 11 prill 2025 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se i është marrë deklarata në cilësinë e të pandehurit personit me iniciale S.S., deputet i posa zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, nga neni 404 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri S.S., dyshohet se me datë 16 qershor 2023, gjatë protestave kundër vizitës së ish-ministrit E.K., në Leposaviq, ka dhënë urdhër që të sulmohen gazetarët, dhe me këtë ka kryer veprën penale për të cilën është intervistuar në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Njoftimi i plotë: