Deputetja e LDK-së ministrit Murati: Të vetmit që po keqintrepretoni e po manipuloni me shifra jeni Ju, askush tjetër

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i regoi ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili tha se po “keqcitohet” raporti i fundit i Bankës Botërore. Deputetja shkroi në Facebook se pushtetarët janë “të vetmit që po keqinterpretojnë e manipulojnë”. Hekuran, nuk ka asnjë keqintrepretim të raportit të Bankës Botërore as nga opozita as

tetor 20, 2024 - 14:01
 0  4
Deputetja e LDK-së ministrit Murati: Të vetmit që po keqintrepretoni e po manipuloni me shifra jeni Ju, askush tjetër
deputetja-e-ldk-se-ministrit-murati:-te-vetmit-qe-po-keqintrepretoni-e-po-manipuloni-me-shifra-jeni-ju,-askush-tjeter

deputetja-e-ldk-se-ministrit-murati:-te-vetmit-qe-po-keqintrepretoni-e-po-manipuloni-me-shifra-jeni-ju,-askush-tjeter

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i regoi ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili tha se po “keqcitohet” raporti i fundit i Bankës Botërore.

Deputetja shkroi në Facebook se pushtetarët janë “të vetmit që po keqinterpretojnë e manipulojnë”.

Hekuran, nuk ka asnjë keqintrepretim të raportit të Bankës Botërore as nga opozita as nga ”mediet e afërta me opozitën”, është thënë fjalë për fjalë ajo çka thotë raporti i Bankës Botërore: ”vetëm 37% e popullsisë në moshë punë në Kosovë punojnë” dhe sipas këtij indikatori jemi më se keqi në rajon”, shkroi Bajrami.

“Ndërsa sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në fund të vitit 2023 kemi pasë 440 448 gra dhe 237 123 burra jashtë tregut të punës të grup moshës 15 deri 64 vjet”, shtoi ajo.

Bajrami tha se shifrat po e sfidojnë Qeverinë “më shumë se mediat e opozita”.

“Të vetmit që po keqintrepretoni e po manipuloni me shifra jeni Ju, askush tjetër, se shifrat po ju sfidojnë me shumë se mediet e opozita. Ju jeni peng i mashtrimeve e premtimeve të juja”.

Murati tha se me Qeverinë Kurti ka gati dyfish më shumë vende pune sesa në qeveritë tjera nga viti 2012.

“Papunësia ka rënë në të gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës”, tha Banka Botërore në një raport të fundit të pubikuar të enjten, që thoshte se veç 37.1% e kosovarëve janë të punësuar.