Gisele Bundchen në pritje të fëmijës së tretë me Joaquim Valente

Gisele Bundchen ka shfaqur barkun e rrumbullakosur derisa po shkonte në një palestër në Miami të mërkurën. Supermodelja, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin instruktor, Joaquim Valente, veshi një bluzë të zezë të ngushtë dhe gete të ngjashme. Këtij kombinimi, ylli i famshëm ia ka bashkangjitur dhe […]

Nëntor 21, 2024 - 14:00
 0  6
Gisele Bundchen në pritje të fëmijës së tretë me Joaquim Valente

Gisele Bundchen ka shfaqur barkun e rrumbullakosur derisa po shkonte në një palestër në Miami të mërkurën.

Supermodelja, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin instruktor, Joaquim Valente, veshi një bluzë të zezë të ngushtë dhe gete të ngjashme.

Këtij kombinimi, ylli i famshëm ia ka bashkangjitur dhe një këmishë të bardhë.

Gisele Bundchen

Bundchen tashmë është nënë e djalit Benjamin, 14 vjeç, dhe vajzës Vivian, 11 vjeçe.

Ajo i ndan të dy me ish-bashkëshortin e saj, Tom Brady, i cili ishte “i shtangur” nga lajmet e shtatzënisë, tha një burim për Page Six.

Gisele Bundchen

Fëmijët e tyre “e pëlqejnë vërtet” Valente, sipas Us Weekly.

Ish-engjëlli i “Victoria’s Secret” dhe Valente thuhet janë njohur me njëri-tjetrin që nga viti 2021, kur ajo filloi të merrte klasa jiu-jitsu në akademinë e familjes së tij.

Gisele Bundchen

Çifti nxiti spekulime për lidhje pasi Gisele dhe Brady njoftuan ndarjen e tyre në tetor 2022.

Gisele Bundchen me të dashurin e ri