Derbi në merkato i takon zikaltërve, Inter mposht Milanin në garën për super yllin

Derbi në merkato i takon Interit. Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato. Si Interi ashtu dhe Milani janë në kërkim të një mesfushori, teksa është pikërisht ky i fundit që do të […]

shkurt 4, 2025 - 15:00
 0  3
Derbi në merkato i takon zikaltërve, Inter mposht Milanin në garën për super yllin

Derbi në merkato i takon Interit.

Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato.

Si Interi ashtu dhe Milani janë në kërkim të një mesfushori, teksa është pikërisht ky i fundit që do të bëhet “mollë sherri” për dy ekipet e Milanos në merkaton e verës.

Ylli i Torinos, Samuele Ricci është në shënjestrën e gjigantëve të Milanos për një kohë të gjatë.

Sipas Calciomercato, Inter ka arritur marrëveshje personale me Riccin duke e mposhtur kështu Milanin.