Dërguti: Në VV u rrit edhe Kusari që fliste me Radoiçiqin, edhe Sveçla që thoshte se po e lu*fton atë

Opinionistja Aida Dërguti ka analizuar listën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për legjislaturën e re të Kuvendi të Kosovës nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo ka thënë se Xhelal Sveçla ka rritje të votave duke qenë kundër Milan Radoiçiqit, ndër Mimoza Kusari-Lila, sipas saj, ka rritje të votave duke pasë

Mars 6, 2025 - 02:00
 0  4
Dërguti: Në VV u rrit edhe Kusari që fliste me Radoiçiqin, edhe Sveçla që thoshte se po e lu*fton atë
derguti:-ne-vv-u-rrit-edhe-kusari-qe-fliste-me-radoiciqin,-edhe-svecla-qe-thoshte-se-po-e-lu*fton-ate

derguti:-ne-vv-u-rrit-edhe-kusari-qe-fliste-me-radoiciqin,-edhe-svecla-qe-thoshte-se-po-e-lu*fton-ate

Opinionistja Aida Dërguti ka analizuar listën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për legjislaturën e re të Kuvendi të Kosovës nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo ka thënë se Xhelal Sveçla ka rritje të votave duke qenë kundër Milan Radoiçiqit, ndër Mimoza Kusari-Lila, sipas saj, ka rritje të votave duke pasë përgjime derisa ishte duke bashkëbiseduar me Radoiçiqin.

“Ndërkohë është anomalia tjetër që e shohim Xhelal Sveçlën i cili fiton shumë vota për shkak të Mitrovicës, ndërkohë e shohim Mimoza Kusari-Lilën e cila në përgjime me Milan Radoiçiqin është ana e kundër e medaljes që e kemi dëgjuar të gjithë rritje. Mandatin e kalua ajo pati 50 mijë të votave, ndërsa tani i ka 84 mijë vota, janë fitues dhe janë rritje të dy anët e medaljes”.

“Është rritur pas aferës, atë skandalin që e kemi dëgjuar gjithë. Do të thotë në të dy anët e medaljes kanë rritje, këtu një njëri do të duhej të ndëshkohej, apo jo. Nëse ti je rritur në votë për shkak të aksioneve në veri, dikush i cili ka qenë kundër Radoiçiqit, dikush është dëgjuar në përgjime në bashkëbisedim shumë miqësor, dikush do të duhej të ndëshkohej. Njëra palë do të duhej të penalizohej”.

“Kjo është suksesi i një subjekti i cili ka një propagandë shumë të sofistikuar që arrin ta ngrisë edhe atë që kryen aksione në veri, dhe atë që bashkëbisedon me Radoiçiqin”, ka thënë Dërguti.