Disa ambasada, përfshi të Shqipërisë dhe Maqedonisë janë dëmtuar nga sulmi rus në Kiev

Ambasadat e Shqipërisë, Argjentinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Portugalisë dhe përfaqësia e territoreve palestineze në Kiev pësuan dëme të shumta të premten nga një sulm rus me raketa, The post Disa ambasada, përfshi të Shqipërisë dhe Maqedonisë janë dëmtuar nga sulmi rus në Kiev appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 21, 2024 - 03:00
 0  4
Disa ambasada, përfshi të Shqipërisë dhe  Maqedonisë janë dëmtuar nga sulmi rus në Kiev

Ambasadat e Shqipërisë, Argjentinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Portugalisë dhe përfaqësia e territoreve palestineze në Kiev pësuan dëme të shumta të premten nga një sulm rus me raketa, njoftuan zyrtarët ukrainas.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Heorhii Tykhyi tha se godina ku janë vendosur ambasadat u dëmtua rëndë nga sulmi rus.

Në pamje shihen dritaret e thyera, zyra të dëmtuara dhe një automjet me targa diplomatike me xhama të thyer.

Banorët e qendrës së qytetit dëgjuan shpërthime të fuqishme, pas të cilave shpërtheu zjarri në disa ndërtesa, tha drejtuesi i administratës ushtarake së Kievit, Serhiy Popko.

Ai tha se forcat ruse kishin sulmuar me tetë raketa, përfshirë raketat hipersonike ‘Kinzhal’ dhe balistike ‘Iskander’ në këtë sulm, sipas tij.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë i dënoi sulmet ndaj ambasadës si “brutale” dhe shtoi se ato vendosën “në rrezik jetën e personelit diplomatik”. Sipas ministrisë, gjatë sulmit Ambasada e Shqipërisë pësoi vetëm dëme materiale në fasadën e jashtme dhe në disa nga hapësirat brenda saj.

“Ky akt i pakuptimtë është një sulm ndaj themeleve të vetë diplomacisë ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e Ministrisë. “Mbrojtja e personelit diplomatik dhe paprekshmëria e misioneve janë parime të panegociueshme që duhet të respektohen dhe të zbatohen plotësisht.”

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut e dënoi sulmin ndaj godinës së ambasadave, ku ndodhet edhe ambasada maqedone në Ukrainë.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie nuk pati dëmtime në njerëz pasi sulmi ndodhi në orët e hershme të mëngjesit, kur stafi diplomatik i ambasadës nuk ndodhej në ndërtesë. voa

The post Disa ambasada, përfshi të Shqipërisë dhe Maqedonisë janë dëmtuar nga sulmi rus në Kiev appeared first on Flaka, në çdo lajm... .