Disa operacione policore në Maqedoninë e Veriut, të përfshirë edhe ekipe hetuese ndërkombëtare

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike konfirmojnë se në territorin e vendit janë duke u zhvilluar disa aksione policore, por më shumë detaje do të njoftojnë pas përfundimit të aksioneve. Edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme për MIA-n konfirmuan se po zhvillohen disa aksione policore, por më shumë informata paralajmërojnë pas përfundimit […]

shkurt 2, 2025 - 15:00
 0  3
Disa operacione policore në Maqedoninë e Veriut, të përfshirë edhe ekipe hetuese ndërkombëtare
Policia rrugore në Shkup. Foto nga Portalb.mk

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike konfirmojnë se në territorin e vendit janë duke u zhvilluar disa aksione policore, por më shumë detaje do të njoftojnë pas përfundimit të aksioneve. Edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme për MIA-n konfirmuan se po zhvillohen disa aksione policore, por më shumë informata paralajmërojnë pas përfundimit të aksionit.

“Po zhvillohen aktivitetet e një grupi të përbashkët hetimor ndërkombëtar, i cili në territorin tonë koordinohet nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Më shumë aksione policore dhe të tjera janë në vazhdim dhe nuk mund të ndahen detaje të mëtejshme për momentin për të mos ndërprerë procedurën. Sapo të përfundojnë aktivitetet operative, institucionet e përfshira në mënyrë të koordinuar do ta informojnë publikun”, thonë nga Prokuroria Publike.

Sipas një pjese të mediave, bëhet fjalë për një aksion për zbulimin dhe konfiskimin e parave të falsifikuara.