Protesta prej orës 17:00 në Shkup, motra e Frosinës kërkoi përgjegjësi nga gjyqtarja dhe prindi

Sot në Shkup duke filluar prej orës 17:00 pritet të mbahet protesta në lidhje me rastin e vdekjes së Frosina Kulakovës, e cila ndërroi jetë pas një aksidenti në komunikacion, transmeton Portalb.mk. Në protestën e mbajtur sot në Kavadarci, mori pjesë edhe motra e viktimës, Rosica Kulakova, e cila kërkoi përgjegjësi për prindërit dhe gjyqtaren […]

shkurt 2, 2025 - 15:00
 0  4
Protesta prej orës 17:00 në Shkup, motra e Frosinës kërkoi përgjegjësi nga gjyqtarja dhe prindi
Aksident trafiku, aksident rrugor, foto ilustrim nga Artyom Kulakov/Pexels

Sot në Shkup duke filluar prej orës 17:00 pritet të mbahet protesta në lidhje me rastin e vdekjes së Frosina Kulakovës, e cila ndërroi jetë pas një aksidenti në komunikacion, transmeton Portalb.mk.

Në protestën e mbajtur sot në Kavadarci, mori pjesë edhe motra e viktimës, Rosica Kulakova, e cila kërkoi përgjegjësi për prindërit dhe gjyqtaren në lidhje me aksidentin.

“Ne kërkojmë drejtësi për Frosinën jo vetëm nga vrasësi, por edhe nga babai. Kërkojmë që babai të burgoset, Zoran Jovanov të mbajë përgjegjësi, si dhe gjyqtarja Daniela Aleksovska Stojanovska, të cilët nuk dolën për të shpreh ngushëllime drejt familjes sonë, por si frikacak fshihen dhe e fshijnë veprimtarinë e tyre publike”, deklaroi Rosica.

Ajo kërkoi drejtësi, që të mos përsëriten rastet e tilla.

Protesta e sotme në Shkup do të fillojë prej hapësirës para Sallës Universale, për të vazhduar kah Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, Prokurorisë Themelore Publike dhe për të përfunduar para Gjykatës Penale.

Ndryshe, Frosina Kulakova ka ndërruar jetë më 29 janar pasi ishte goditur me veturë në një vendkalim për këmbësor nga 20-vjeçari . Prokuroria kishte sqaruar që  paraprakisht është bërë kallëzim edhe për një aksident tjetër të ndodhur më 04.11.2022, pas së cilës një person ka mbetur i lënduar.

Para vendkalimit të këmbësorëve të rregulluar me semaforë që punonin në rregull në momentin e aksidentit, ai ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq të ndezur dhe ka goditur trupin e këmbësores-viktimës Frosina Kulakova me pjesën e përparme të majtë të veturës.