Studentët e Maqedonisë së Veriut deri më 10 shkurt do të mund të aplikojnë në Konkursin e publikuar nga Fondacioni Albiz

Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës Albiz deri më 10 shkurt do të pranojë aplikime në Konkursin për ndarjen e 10 çmimeve për studentët e diplomuar gjatë vitit 2024, transmeton Portalb.mk. “Të drejtë për aplikim në këtë konkurs kanë studentët të cilët kanë mbaruar ciklin e parë (studime deri diplomike) në ndonjë prej universiteteve […]

shkurt 2, 2025 - 15:00
 0  3
Studentët e Maqedonisë së Veriut deri më 10 shkurt do të mund të aplikojnë në Konkursin e publikuar nga Fondacioni Albiz
Të rinj rinia Ctrl Z te rinj nga RMV Maqedonia student nxenes BE

Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës Albiz deri më 10 shkurt do të pranojë aplikime në Konkursin për ndarjen e 10 çmimeve për studentët e diplomuar gjatë vitit 2024, transmeton Portalb.mk.

“Të drejtë për aplikim në këtë konkurs kanë studentët të cilët kanë mbaruar ciklin e parë (studime deri diplomike) në ndonjë prej universiteteve shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Universitetin e Evropës Juglindore, si dhe Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik”, njoftoi Fondacioni Albiz, duke specifikuar në Konkurs cilat fakultete kanë të drejtë për aplikim.

Studentët që do të jenë në listën fituese, do të marrin 61 500 denarë.

“Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nota mesatare e diplomimit të jetë mbi 9,0 dhe të kenë diplomuar gjatë periudhës janar-dhjetor 2024”, këto janë disa nga kriteret që duhet ë plotësojnë studentët.

Aplikimi bëhet në formë online KËTU, ndërsa të interesuarit do të mund të interesohen përmes numrit 02 2057 632 dhe [email protected].