“Diskriminim mbi bazë gjuhe” – Faton Selami kërkon provim juridik në shqip

Avokati i Popullit, Faton Selami, në paraqitjen e tij të parë publike ka ngritur shqetësimin për moszbatimin e Ligjit për gjuhën shqipe, duke theksuar se kandidatëve nuk u mundësohet dhënia The post “Diskriminim mbi bazë gjuhe” – Faton Selami kërkon provim juridik në shqip appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 31, 2026 - 15:30
“Diskriminim mbi bazë gjuhe” – Faton Selami kërkon provim juridik në shqip

Avokati i Popullit, Faton Selami, në paraqitjen e tij të parë publike ka ngritur shqetësimin për moszbatimin e Ligjit për gjuhën shqipe, duke theksuar se kandidatëve nuk u mundësohet dhënia e provimit të Jurisprudencës në gjuhën amtare.

Gjatë prezantimit të raportit vjetor, ai theksoi se kjo situatë krijon pengesa reale dhe juridike për kandidatët që kanë studiuar në gjuhën shqipe, duke e cilësuar si diskriminim indirekt mbi bazë gjuhe.

“Ligjet ekzistuese nuk e mundësojnë dhënien e provimeve në gjuhën shqipe, prandaj i jemi drejtuar Qeverisë për ndryshime konkrete dhe të detyrueshme”, deklaroi Selami, duke shtuar se ka dorëzuar iniciativë për harmonizimin e legjislacionit.

Mbi 2.500 ankesa dhe probleme të vazhdueshme

Në raportin e dorëzuar në Kuvend, Selami thekson se gjatë vitit 2025 janë regjistruar rreth 2.500 ankesa nga qytetarët.

Edhe pse janë vërejtur disa lëvizje pozitive, ai theksoi se në shumë fusha vazhdon stagnimi ose regresi, veçanërisht në:

  • gjyqësor
  • kushtet në burgje
  • marrëdhëniet e punës
  • të drejtat e fëmijëve

Sipas tij, qytetarët përballen me të njëjtat probleme për vite me radhë, pa zgjidhje konkrete.

Shqetësime për dhunën në familje dhe strehimin

Sa i përket rasteve të dhunës në familje, Selami konfirmoi se ka ankesa serioze, përfshirë raste kur viktimat transportohen me automjete të identifikueshme të qendrave sociale, duke i ekspozuar ndaj rrezikut dhe stigmatizimit.

Ai theksoi se vendi përballet me mungesë të qendrave të strehimit për viktimat e dhunës, duke kërkuar rritjen e tyre në të gjitha qytetet.

“Duhet më shumë qendra dhe mbrojtje më efektive për viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe familjare”, tha ai.

Selami, i emëruar në këtë post vetëm dy muaj më parë, theksoi se prioritet i institucionit që drejton do të jetë rritja e besimit të qytetarëve dhe nxitja e zbatimit real të ligjeve, veçanërisht atyre që lidhen me të drejtat gjuhësore dhe barazinë. Gazeta Flaka

The post “Diskriminim mbi bazë gjuhe” – Faton Selami kërkon provim juridik në shqip appeared first on Flaka, në çdo lajm... .