Dita D – Dita e kërkim-dorëheqjeve!
Sot ka qenë dita e kërkim dorëheqjeve. Kryeministri Hristian Mickoski i bëri thirrje prokurorit publik të shtetit Lupço Kocevski që të japë dorëheqje, ndërkohë lideri i ASH-së Arben Taravari dhe The post Dita D – Dita e kërkim-dorëheqjeve! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
![Dita D – Dita e kërkim-dorëheqjeve!](https://flaka.com.mk/wp-content/uploads/2025/02/dorehqejet.png)
Sot ka qenë dita e kërkim dorëheqjeve. Kryeministri Hristian Mickoski i bëri thirrje prokurorit publik të shtetit Lupço Kocevski që të japë dorëheqje, ndërkohë lideri i ASH-së Arben Taravari dhe pastaj edhe lideri i Lëvizjes Besa kërkuan dorëheqjen dhe largimin nga skena politike të liderit të BDI-së Ali Ahmeti, shkruan Flaka
Mickoski i bëri thirrje prokurorit publik të shtetit Lupço Kocevski që të japë dorëheqje sepse thotë se ka pasur mundësi të tregojë profesionalizmin e tij në veprim, por nuk e ka bërë. Mickoski thotë se Qeveria ka treguar qartë vullnetin e saj për largimin e tij përmes iniciativës për shkarkimin e tij dhe thekson se pret që Kocevski të shkarkohet në Kuvend.
“Nuk do të komentoja më, e tha qartë Qeveria, kishte mjaft mundësi të tregohej si luftëtar i pakompromis për drejtësinë dhe kundër atyre rasteve kur kemi dyshim të bazuar për krim, por me sa duket justifikimet dhe blerja e kohës janë tipare të karakterit të dikujt, andaj mendoj se kishte kohë të mjaftueshme për të treguar, për fat të keq, nuk e arsyetoi këtë besim dhe tani Qeveria ka nisur proces. Sot isha në Kuvend, ai proces filloi në Kuvend dhe aty do të përfundojë, kështu që mendoj se do të ishte e ndershme dhe e virtytshme që ai të tërhiqej për të shkurtuar këtë periudhë që të mund të zgjedhim prokuror që do të jetë luftëtar i pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit në Maqedoni”, deklaroi Hristian Mickoski- kryeministër.
“Ali Ahmeti e mbushi kupën! Është koha për Dorëheqje”. Këtë kërkesë e bëri një nga liderët e VLEN-it Arben Taravari. Përmes një statusi në Facebook ai kërkoi dorëheqjen e kreut të integrisëve Ahmeti nga jeta politike, për shkak, siç thotë, të abuzimeve me pushtetin dhe pasurimin e familjes së tij.
“Kjo është një deklaratë që ka ardhur pas një analize të gjatë, e cila kërkon dorëheqjen e z.Ali Ahmeti nga jeta politike. Kariera e tij në politikë është sa e gjatë po aq edhe e errët dhe është në fund por…nuk duhet lejuar që përpjekjet e tij të dëshpëruara për t’i shpëtuar drejtësisë, të ndikojnë sadopak në opinionin e gjerë sepse janë të rrezishme, turpëruese për kombin shqiptar i cili nuk meriton të identifikohet me një personazh të tillë aspak. Nëse morali politik i z.Ahmeti do të funksiononte atëherë ai duhet të ishte dorëhequr prej kur kupola e partisë së tij përfundoi në arrati dhe aktualisht është në kërkim ndërkombëtar, por është luks i tepruar të kërkosh ndërgjegje politike nga z.Ahmeti. Në mungesë të ndjeshmërisë morale dhe parimore, ne kërkojmë që z.Ali Ahmeti të japë dorëheqjen e Padiskutueshme si një detyrim që ja ka Shqiptarëve dhe Popullit të këtij vendi për bëmat dhe gjëmat e tij”, tha mes tjerash Taravari.
Pas kryetarit të ASH-së dhe ministrit të shëndetësisë, Arben Taravari, edhe kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka kërkuar largimin e liderit të BDI-së nga skena politike. Sipas Kasamit garda e vjetër me në krye Ali Ahmeti dhe të tjerë të cilët një kohë të gjatë janë në skenën politike, duhet të hapin krahun dhe të ju lënë rrugë gjeneratave më të reja.
“Në Maqedoni duhet të ketë rifresik të skenës politike, dhe në këtë drejtim mendoj se garda e vjetër me në krye Ali Ahmeti dhe të tjerë të cilët një kohë të gjatë janë në skenën politike, duhet të hapin krahun dhe të ju lënë rrugë gjeneratave më të reja. Besoj se tash z. Ahmeti e ka këtë mundësi që në opozitë të reflektojë, të reflektojë partinë dhe ata të përgatiten për sfidat e tyre”, deklaroi Bilall Kasami, krytear i Lëvizjes BESA dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN nga një ngjarje ku mori pjesë në Gostivar. Flaka
The post Dita D – Dita e kërkim-dorëheqjeve! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .