Dita e Kushtetutës, Vlora Çitaku përmend Hajredin Kuçin: Njerëz që ndërtuan nga hiçi
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka vlerësuar figurën e Hajredin Kuçit në kontributi për Kushtetutën e Kosovës. Kosova sot shënoi përvjetorin e Kushtetutës, si aktin më të lartë juridik. E Çitaku përmendi Hajredin Kuçin i cili ishte kryetar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës. Ajo kishte fjalët më të mëdha për


Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka vlerësuar figurën e Hajredin Kuçit në kontributi për Kushtetutën e Kosovës.
Kosova sot shënoi përvjetorin e Kushtetutës, si aktin më të lartë juridik.
E Çitaku përmendi Hajredin Kuçin i cili ishte kryetar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës.
Ajo kishte fjalët më të mëdha për të, duke thnëë se Kuçi dhe të tjerët ishin njerëz që ndërtuan nga hiçi.
Postimi i plotë:
Sot ndjeva një mirënjohje të thellë. Jo vetëm për një njeri, por për një kohë. Për një frymë. Për një përgjegjësi që dikur peshohej ndryshe.
Hajredin Kuçi, Profa ynë, ishte ndër ata që nuk e panë shtetin si privilegj, por si detyrim. Si mision. Si Kryetar i Komisionit për Hartimin e Kushtetues, Profa u angazhua e punoi pa ndalë, me maturi, profesionalizëm, duke kërkuar konsensus gjithmonë.
Në ditën e miratimit të Kushtetutës, Kosova nuk po votonte thjeshtë vetëm një dokument. Po ia vendoste themelet vetes si shtet. Dhe këtë e bënë njerëz që e patën Kosovën të parën.
Njerëz që ndërtuan nga hiçi.
Që nuk u fshehën pas justifikimeve.
Që nuk kërkuan fajtorë, por rrugë.
Sepse kishin vizion.
Sepse kishin guxim.
Sepse besonin.
Sot, më shumë se kurrë, na duhet ajo frymë.
Ai seriozitet.
Ai përkushtim ndaj shtetit.
Sepse Kushtetuta nuk është vetëm tekst.
Është kontratë me të ardhmen.
Urime Dita e Kushtetutës.
Ne ende besojmë.
