“Do përballeni në gjykatë”, Aurela Gaçe bie pre e lajmit të rremë, ja reagimi i saj
Një nga artistet më të njohura të skenës shqiptare, Aurela Gaçe, është përballur me një situatë të pakëndshme, ku imazhi i saj është përdorur në mënyrë të paautorizuar për të promovuar produkte kozmetike. Një postim në rrjetet sociale, që pretendonte se zbulonte sekretin e rinisë së saj, ka ngjallur reagimin e këngëtares. Reklama përmbante një […] The post “Do përballeni në gjykatë”, Aurela Gaçe bie pre e lajmit të rremë, ja reagimi i saj appeared first on InfoShqip.com.
Një nga artistet më të njohura të skenës shqiptare, Aurela Gaçe, është përballur me një situatë të pakëndshme, ku imazhi i saj është përdorur në mënyrë të paautorizuar për të promovuar produkte kozmetike. Një postim në rrjetet sociale, që pretendonte se zbulonte sekretin e rinisë së saj, ka ngjallur reagimin e këngëtares.
Reklama përmbante një foto të Aurela Gaçes me titullin: “Jam 49 vjeç, por dukem sikur jam 25! Rrudhat janë zhdukur plotësisht me këtë mjet të thjeshtë shtëpiak,” duke pretenduar se ajo promovonte një produkt kundër rrudhave.
Ndërkohë, këngëtarja ka mohuar çdo lidhje me këtë reklamë, duke e cilësuar atë si të rreme dhe mashtruese.
Në një reagim të fortë publik, Aurela Gaçe u bëri thirrje ndjekësve të saj që t’i raportojnë çdo reklamë të tillë që mund të hasin. Ajo theksoi se do të ndjekë rrugën ligjore për të mbrojtur imazhin e saj dhe për të ndëshkuar përgjegjësit.
“Sapo më dërguan një link me këtë intervistë të sajuar, ku me demek tregoja sekretet e rinisë sime. E me demek na qenkërka ky krem (që e kanë vendosur në dorën time). Kujtdo që mund t’i dalë kjo reklamë, ju lutem më dërgoni linqet. Kushdo që ka përdorur figurën time për të reklamuar produket e veta, do të përballet me gjykatën. (Nëse do të reklamoja diçka, do të ishte në faqen time). Siç e keni parë, në këtë faqe nuk reklamoj asnjë lloj kremi!”.
Gaçe ka vendosur që të mos e lërë pa veprim këtë situatë, duke paralajmëruar pasoja ligjore për ata që abuzojnë me figurën e saj.
The post “Do përballeni në gjykatë”, Aurela Gaçe bie pre e lajmit të rremë, ja reagimi i saj appeared first on InfoShqip.com.